Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Raporti i varësisë së plakjes, Eurostat: Shqipëria në nivel të ulët

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Si po shpërbëhet Shqipëria; të rinjtë ikin, bien lindjet, rritet numri i të moshuarve  

Pothuajse një në pesë persona në Bashkimin Evropian (BE) është 65 vjeç ose mbi këtë moshë. Sipas statistikave të bëra publike nga Eurostat, rreth 19.4% e një popullsie prej gati 100 milionë banorësh janë 65 vjeç ose më shumë.

Raporti i varësisë së plakjes tradicionalisht shihet si një tregues i nivelit të mbështetjes në dispozicion të personave të moshuar (të moshave 65 vjeç e lart) nga popullata në moshë pune (të moshës 15 deri në 64 vjeç). Ai gjithashtu ilustron popullsinë tonë në plakje.

Në BE, raporti i varësisë së plakjes ishte 29.9% në vitin 2017. Sipas studimit, për çdo person të moshës 65 vjeç e lart kishin pak më shumë se tre persona në moshë pune. Raporti i varësisë së plakjes së BE-së është rritur për një kohë të gjatë. Njëzet vjet më parë, kishte rreth pesë persona në moshë pune, për çdo person të moshës 65 vjeç e lart. Dhjetë vjet më vonë, raporti ishte 4:1 dhe sot është afërsisht 3:1.
Më e larta është në Itali, Greqi dhe Finlandë; më të ulët në Luksemburg dhe Irlandë, sugjerojnë statistikat.

Udhëheq Italia
Në vitin 2017, në vendet anëtare të BE-së, raporti i varësisë së plakjes ishte më i lartë në Itali (34.8%), Greqi (33.6%) dhe Finlandë (33.2%), pasuar nga Portugalia (32.5%) dhe Gjermania (32.4%). Në anën tjetër, raportet më të ulëta janë regjistruar në Luksemburg (20.5%) dhe Irlandë (20.7%), përpara Sllovakisë (21.5%) dhe Qipros (22.8%). Në këto Shtete Anëtare, kishte rreth pesë persona të moshës së punës për çdo person të moshuar. Shifrat tregojnë se ky raport është në rritje në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Luksemburgut.
Gjatë dy dekadave të fundit, raporti i varësisë së plakjes është rritur në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të Luksemburgut, ku ajo ka rënë nga 21.2% në 1997 në 20.5% në 2017 (-0.7 pikë përqindje).

Rritjet më të mëdha midis viteve 1997 dhe 2017 u regjistruan në Finlandë (nga 21.7% në 33.2% ose + 11.5 pikë përqindjeje), Malta (+10.7 pikë përqindjeje), Sllovenia (+10.1 pikë përqindjeje), Lituania dhe Portugalia (të dyja 9.8 pikë përqindjeje), Italia (+9.6 pikë përqindje), Gjermania dhe Letonia (të dyja +9.4). Në të kundërt, rritjet ishin më të moderuara në Irlandë (nga 17.4% në 1997 në 20.7% në 2017, ose +3.3 pp), Mbretëria e Bashkuar (+ 3.7 pp), Belgjika (+ 3.9 pp) dhe Suedia (+4.2 pp).

Rajoni, kryeson Serbia, Shqipëria 19.1%
Sipas të dhënave të Eurostat, edhe për vendet jo anëtarë të Bashkimit Europian, Shqipëria e ka raportin e varësisë së plakjes 19.1 %. Krahasuar me rajonin, Serbia kryeson këtë listë më një përqindje më të lartë, prej përkatësisht 29.2 %. Ndjek në këtë listë Mali i Zi, me 21.4 %, më pas vendi ynë. Me një përqindje më të ulët shfaqet Maqedonia, me 18.9 %.

Sipas metodologjisë së Eurostat, raporti i varësisë së moshës së vjetër (plakjes) është raporti i numrit të personave të moshuar në një moshë kur ata janë në përgjithësi ekonomikisht joaktive (pra 65 vjeç e lart), në krahasim me numrin e njerëzve të moshës së punës (p.sh. 15-64 vjeç). /Monitor/

Tags: Eurostatplakjesraportivarësisë

TË LIDHURA

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari
Aktualitet

Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

21:44 | 05/03/2026
Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet
Politikë

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

21:32 | 05/03/2026
Next Post
Pse Erdogan hoqi dorë nga shprehja “Kosova është Turqi”?

Pse Erdogan hoqi dorë nga shprehja "Kosova është Turqi"?

Tërbohet Serbia, “Blic”: Kosova gati të marrë Luginën e Preshevës

Tërbohet Serbia, “Blic”: Kosova gati të marrë Luginën e Preshevës

Video/Lufta në det me gomone, kush janë tre kapot shqiptarë që mbyllën…

Video/Lufta në det me gomone, kush janë tre kapot shqiptarë që mbyllën...







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com