Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Raporti/ Shqipëria thyen tjetër rekord, burim kanabisi për BE-në

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Raporti/ Shqipëria thyen tjetër rekord, burim kanabisi për BE-në

Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve, një ditë më parë ka publikuar raportin për vitin 2017, i  është i bazuar në disa raporte të mëparshme, për prodhimi, kultivimin dhe shitjen e lëndët narkotike, substancat psikotrope, perkursorët dhe përbërësit kimikë të përdorur në prodhimin e paligjshëm të drogave.

Ajo, çfarë bie në sy, është fakti se në raport flitet për rrugën e ashtuquajtur ballkanike ku dominon korridori i trafikut të drogave në Evropën Lindore. Në këtë rrugë, lëndët opioide trafikohen nga vendburimet origjinale, si Afganistani, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, tranzit përmes Turqisë, Ballkanit e përfundojnë në Evropën Qendrore e Perëndimore.

 Por, ku flitet për situatën në Ballkan dyshon puna, pasi aty janë ngritur shpesh degët e mafies, por rruga kryesore mbetet ajo përmes Bullgarisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një pjesë më e vogël trafikohet përmes Maqedonisë dhe Kosovës, zakonisht për magazinim dhe paketim.

Në kah të kundër trafikohen drogat sintetike nga Evropa Perëndimore. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë ngushtësisht me ato në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Turqi.

Megjithatë, bashkëpunimi ndërkombëtar me kandidatë dhe vende potencialisht kandidate për në BE, si për shembull me Shqipërinë, Bosnjen, Serbinë dhe Maqedonisë, vijon fuqishëm duke asistuar dhe zhvilluar më tej sistemet e tyre të brendshme të interceptimit, bazuar mbi kornizat ndërkombëtar.

Sa i përket kanabisit që përfundon në vendet e BE-së, ai shpesh kultivohet si brenda tyre, ashtu dhe përmes trafikut nga rajone të tjera. Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit që shkon në BE. Në vitin 2016, kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura u rrit shumëfish e kjo u raportua nga disa vende, si Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Në Shqipëri, gjatë vitit 2016, situata e kanabisit karakterizohej nga rritja e sipërfaqeve të kultivimit, shoqëruar me zgjerimin e rrugëve detare për trafikim dhe përpjekjet përmes rrugëve ajrore. Në vitin 2016, për shkak të sasisë të tepër të prodhuar, çmimi i kanabisit në Shqipëri ra në një nivel prej 100-400 eurosh për kilogram.

Sasia e kanabisit të sekuestruar në Shqipëri u rrit me 164% nga viti 2015 në vitin 2016, duke arritur një total prej 30 tonësh në këtë të fundit, krahasuar me 11.3 tonë të sekuestruara në vitin paraardhës. Gjatë kësaj kohe, çmimi i kanabisit të prodhuar në ferma ra 600-1300 euro për kg në vitin 2015, deri në 100-400 euro për kg në 2016-n.

Sa i përket trafikut të heroinës, transporti kryhet kryesisht përmes rrugëve tokësore, me synimin për ta shitur atë në tregjet e Europës Qendrore e Perëndimore, me kamionë, autobusë apo automjete private.

Greqia dhe Italia janë destinacionet kryesore të heroinës së trafikuar. Gjithnjë e më shumë heroinë e trafikuar është mbajtur në Shqipëri, për përdorim lokal. Sipas statistikave qeveritare mbi sekuestrimin e heroinës në vitin 2016, shihet një rritje e sasisë së sekuestruar me 57.3 kg (rritje 55%) krahasuar me 36.7 kg të kapura në vitin 2015. Çmimet me shumicë e pakicë mbeten thuajse identike me vitin paraardhës: 1 kg heroinë varion nga 16 mijë euro në 18 mijë euro. Në vitin 2016, çmimi mesatar për një gram heroinë në rrugë ishte 22 euro, por pastërtia e saj në treg të zi varion nga 1 deri në 15 për qind. TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit
Aktualitet

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit

13:50 | 25/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

12:18 | 25/10/2025
“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor
Politikë

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

11:38 | 25/10/2025
Next Post
E ftoi Maqedonia, Ethemi nxiton të marrë nënshtetësi shqiptare

E ftoi Maqedonia, Ethemi nxiton të marrë nënshtetësi shqiptare

E rëndë/ E plagosi shoku, vdes në spital adoleshenti nga Durrësi

E rëndë/ E plagosi shoku, vdes në spital adoleshenti nga Durrësi

Dalin pamjet/Aksion si në filma, si policia kap 3 hajdutët në Fier (Video)

Dalin pamjet/Aksion si në filma, si policia kap 3 hajdutët në Fier (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit
Aktualitet

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit

by mirseda
13:50 | 25/10/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Paulesh, në Peqin, ku një inxhinier...

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

13:48 | 25/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

12:18 | 25/10/2025
“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

11:38 | 25/10/2025
Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

10:37 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com