Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Raporti/ Ngacmime seksuale dhe dhunë fizike, ja “harta e sherreve” në shkolla

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Raporti/ Ngacmime seksuale dhe dhunë fizike, ja “harta e sherreve” në shkolla

Ngacmime seksuale, dhunë fizike e deri në përdorim armësh zjarri e të ftohta. Këto janë disa nga problematikat që ka nxjerrë raporti Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar për vitin shkollor 2020-2021. Edhe pse nëpër shkollat 9 vjeçare dhe në gjimnaze janë të vendosur oficerët e sigurisë, sërish incidentet dhe problematikat kanë qenë të shumta. Sipas raportit, oficerët e sigurisë në shkolla, edhe pse kanë raportuar problematikat, nuk kanë arritur të jenë një siguri e plotë nëpër shkolla. Incidentet e theksuara në raport janë dhënë nga 150 oficerët e policisë në shkollat ku shërbejnë, por ehde nga mësues apo prindërit.

Raporti evidenton se rrethi me më shumë problematika të raportuara nëpër shkolla për çdo Drejtori Rajonale të Arsimit Parauniversitar është Durrësi me 34%. Ndërsa në Fier u shënuan më pak incidente mes nxënësve. Tetori 2020 ka qenë muaji më problematik. Ka qenë pikërisht kjo kohë që ka  përkuar me kthimin e nxënësve në shkolla pas ndalimit prej pandemisë. Numrin rekord të raportimeve e kanë bërë ata që e kanë për detyrë sipas raportit pra oficerët e sigurisë, me 239 raste, më pas kanë qënë mësuesit që kanë sinjalizuar dhe vetë nxënësit e dëmtuar.

Dhuna fizike, me 139 raste të raportuara, rezulton të jetë problematika më e madhe. Sipas raportit rezulton edhe se dy nxënës kanë përdorur armë të ftohta në mjediset e shkollës ndërsa tre nxënës kanë sulmuar me armë zjarri gjatë vitit shkollor 2020-2021. Janë raportuar edhe tre ngacmime seksuale, 13 nxënës janë shantazhuar dhe kërcënuar, ka patur edhe tre raste tentativë vetëvrasje nga nxënësit. Në 119 raste incidenti u raportua jashtë ambienteve të shkollës, 102 raste brenda në klasë, 68 në oborrin e shkollës dhe 16 raste në tualet.

Shumicën absolute të problematikave, me 92% të rasteve të raportuara e mbajnë gjimnazistët, ndërkohë që 8% e problematikave u përket nxënësve të shkollave 9 vjeçare. Në 191 raste nxënësit e dëmtuar kanë vrapuar tek oficeri i tyre i sigurisë duke treguar se ata janë personat më të besuar kur adoleshentët dhe fëmijët ndodhen në “hall” kur janë brenda mureve të shkollës. 66.6% e incidenteve/problematikave janë zgjidhur plotësisht në momentin e raportimit të tyre. Këto rezultate i referohen të dhënave në momentin të raportimit. Pasi rasti është ndjekur dhe monitoruar nga oficerët e sigurisë këto vlera kanë pësuar ndryshime të mëtejshme. Raporti i ASCAP-së paraqet edhe si më problematikën klasën e dhjetë./Tirana Today

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
“Vdekje shqiptarëve”/reagon MPJ: Maqedonia t’i thërrasë mendjes

Presioni për të rregulluar tregun e pakontrolluar, Bitcoin nën 30,000 dollarë

Si shiten produktet ushqimore të skaduara, shitësja: Unë i ha dhe vetë

Si shiten produktet ushqimore të skaduara, shitësja: Unë i ha dhe vetë

Merkel merr dozën e dytë të vaksinës, por është ndryshe nga e para

Merkel merr dozën e dytë të vaksinës, por është ndryshe nga e para







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com