Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Raporti konfidencial, degët e PD: Kritikët e Bashës sabotuan fushatën

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Raporti konfidencial, degët e PD: Kritikët e Bashës sabotuan fushatën

Baza e PD-së i është ankuar kreut Lulzim Basha se kritikët e tij kanë sabotuar indirekt fushatën elektorale të 25 qershorit të vitit të kaluar, gjë që sipas saj, thelloi humbjen në zonat ku ata ishin më parë të zgjedhur të PD-së.

Aktivistët e PD-së kanë përmendur emra konkretë përmes raporteve konfidenciale të hartuara pas mbylljes së procesit të analizës në mbarë vendin. Në Partinë Demokratike qëndrojnë të depozituara raportet e 53 degëve, që përmbledhin një analizë të hollësishme të shkaqeve që çuan në humbjen e thellë të zgjedhje të 25 qershorit. Krahas raportit të analizës, ka edhe një raport konfidencial për çdo degë të hartuar nga të deleguarit e kryetarit Lulzim Basha, në çdo qark.

Analiza konstaton se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista, apo përdorimi i administratës, si për shembull presioni për ndërprerjen e ndihmës eko-nomike dhe mënyra të tjera. Por, më afër zonave urbane rezultati i dobët i Partisë Demokratike është ndikuar nga faktorë të tjerë përfshirë ato të brendshmit. Pikërisht në këtë pikë janë përmendur emra konkretë të njerëzve që punuan kundër fitores së PD-së në zgjedhje, duke cituar kon-kretisht emrat e kundërshtarëve të Bashës në parti.

Burime për “Gazeta Shqiptare” konfirmojnë se bëhet fjalë kryesisht për zonat e qarkut të Shkodrës, të Vlorës, të Korçës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Dibrës etj. Lista e kandidatëve të 25 qershorit që mban firmën ekskluzive të Lulzim Bashës, rezulton të ketë sjellë një problem të madh, duke shkaktuar jo vetëm pakënaqësi tek votuesit, por edhe thellimin e problemeve në organizmin dhe funksionimin e strukturave. Me një rol jo të vogël në rezultat, analiza nxjerr edhe në marrëveshjen e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, që solli mbylljen e çadrës së protestës dhe futjen e PD-së në zgjedhje. Koha e gjatë prej tre muajsh në çadër vonoi fillimin e fushatës së PD-së, ku baza e PD-së e pati të vështirë të përgatitej në kohë për 25 qershorin.

Ky fakt u përmend edhe nga vetë kreu Basha gjatë mbledhjes së fundit të kryesisë së PD-së mbrëmjen e së enjtes, teksa u diskutua edhe analiza e humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit. Kryesia e PD-së vendosi në mbledhjen e 8 marsit që të thërrasë me 28 dhe 29 prill mbajtjen e Kuvendit Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore.

Gjithashtu, u vendos unanimisht se brenda datës 22 mars, një grup i posaçëm pune të mbledhë të gjitha propozimet për ndryshimet statuore dhe më pas të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu Lulzim Basha njoftoi ngritjen e një grupi pune për propozimet për ndryshimin e statutit, që do të paraqiteshin në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Por, grupi anti-Basha në PD kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD për të bërë edhe njëherë analizën e humbjes së 25 qershorit, si dhe diskutimin e propozimit për ndryshime statutore.

Raporti konfidencial, arsyet e humbjes së zgjedhjeve

  • Analiza e 53 degëve konstaton se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista apo përdorimi i administratës si për shembull presioni për ndërprerjen e ndihmës ekonomike dhe mënyra të tjera.
  • Më afër zonave urbane rezultati i dobët i Partisë Demokratike është ndikuar nga faktorë të tjerë, përfshirë ato të brendshmit.
  • Disa nga ish-deputetët në zonat e tyre të mëparshme ku ishin zgjedhur deputetë sabotuan indirekt fushatën elektorale, duke u thënë demokratëve që mos të votojnë. Kjo u vu re kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Vlorës, por edhe në qarqet e tjera të vendit.
  • Lista e kandidatëve të 25 qershorit që mban firmën e Lulzim Bashës rezulton të ketë sjellë një problem të madh, duke shkaktuar jo vetëm pakënaqësi tek votuesit, por edhe thellimin e problemeve në organizmin dhe funksionimin e strukturave.
  • Me një rol jo të vogël në rezultat, analiza nxjerr edhe marrëveshjen e 18 majit mes Bashës dhe Ramës, që solli mbylljen e çadrës së protestës dhe futjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.
  • Qëndrimi i gjatë në çadër i gjeti strukturat e partisë të papërgatitura për të hyrë në zgjedhje, ndaj vonesat ndikuan në rezultatin e dobët të 25 qershorit./Gsh.al
Tags: degët e PDe Bashësfushatënkonfidencialkritiketraportisabotuan

TË LIDHURA

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Next Post
“Më mirë me u mbyt në det”, skamja mbërthen familjet e braktisura nga shteti

“Më mirë me u mbyt në det”, skamja mbërthen familjet e braktisura nga shteti

Skandali/ Zëdhënësja e ministrisë akuzon politikanin për ngacmim seksual

Skandali/ Zëdhënësja e ministrisë akuzon politikanin për ngacmim seksual

Harta/Nuk përfundon këtu, rikthehen përmbytjet në Shkodër

Harta/Nuk përfundon këtu, rikthehen përmbytjet në Shkodër







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com