Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Raporti i OBSH-së: Jetëgjatësia ra gjatë pandemisë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Raporti i OBSH-së: Jetëgjatësia ra gjatë pandemisë

Sipas përfundimeve të Raportit të Statistikave Botërore të Shëndetit, numri i vërtetë i vdekjeve globale për shkak të pandemisë COVID-19 gjatë vitit të kaluar, është ndoshta dy deri tre herë më i lartë se sa ai i dokumentuar.

Bazuar në numrin e lartë të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë besojnë se numri i vërtetë është shumë më i lartë se 3.4 milionë vdekje që janë dokumentuar zyrtarisht deri më 31 dhjetor 2020.

Analisti i të dhënave të OBSH-së William Msemburi tha se organizata po punon me agjenci të tjera të OKB-së për të llogaritur pasojat direkte dhe indirekte të COVID-19.

“Pasojat direkte përfshijnë vdekjet e raportuara nga COVID-i, si dhe ato vdekje që nuk u llogaritën sepse njerëzit vdiqën pa bërë testime,” tha ai. “Ajo që dua të them me pasojat indirekte, janë ato vdekjet që mund t’u atribuohen kushteve të vështira nën të cilat jetojnë shumë njerëz në botë për shkak të pandemisë. Këto kushte kanë bërë që pacientët të shmangin kujdesin shëndetësor, i cili ka rritur si rezultat numrin e vdekjeve.”

Zoti Msemburi tha se pandemia ka sjellë një dëm të rëndë socio-ekonomik, duke rezultuar në rritje të sëmundjeve si depresioni, por trajtimi i pacientëve me COVID ka marrë përparësi mbi ata që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Raporti zbulon se pandemia ka ndërprerë shërbimet shëndetësore për shumë sëmundje të rrezikshme dhe paraqet kërcënime të mëdha për shëndetin përtej rreziqeve të COVID-19.

Ndihmës drejtorja e përgjithshëm e OBSH-së për ndarjen e të dhënave dhe analizave, Samira Asma, tha se para COVID-19, jetëgjatësia po rritej.

“Ne bëmë hapa të mëdhenj në jetëgjatësinë globale, e cila po rritej me përfitime gjithashtu edhe për jetëgjatësinë e shëndetshme. Megjithatë, pandemia ka pasur një ndikim të dëmshëm në këto tregues. Dhe po mësojmë nga disa vende se jetëgjatësia ka rënë tashmë me dy deri në tre vjet”, tha zonja Asma.

Raporti thotë se jetëgjatësia globale në lindje u rrit nga 66.8 vjet në vitin 2000 në 73.3 vjet në 2019-ën, me jetëgjatësinë e shëndetshme që u rrit para pandemisë nga 58.3 në 63.67 vjet. Rritja më e madhe u bë në vendet me të ardhura të ulëta.

Raporti vëren se përdorimi global i duhanit është ulur me 33 përqind që nga viti 2000, por mbipesha tek të rriturit po shtohet, duke prekur një të katërtën e popullsive në vendet e pasura. Ai thotë se sëmundjet jo-ngjitëse përbëjnë shtatë nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve globale./VOA/

Tags: jetegjatesiaOBSHpandemi

TË LIDHURA

Gaza, pika kufitare e Rafah nuk do të hapet sot
Bota

Gaza, pika kufitare e Rafah nuk do të hapet sot

12:09 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza
Bota

Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza

19:34 | 14/10/2025
Next Post
Çuri: A do shpallej Berisha non-grata nëse opozita do kishte fituar zgjedhjet?

Çuri: A do shpallej Berisha non-grata nëse opozita do kishte fituar zgjedhjet?

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane me një kancelar si Armin Laschet?

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane me një kancelar si Armin Laschet?

Tension te Juventusi, Ronaldos i dalin kundër edhe shokët e skuadrës

Mediat spanjolle: Ronaldo largohet nëse Juventus nuk kualifikohet në Champions







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Lejoi kalimin e paligjshëm në aeroport kundrejt 10 mijë lekëve, AMP arreston inspektorin
Aktualitet

Lejoi kalimin e paligjshëm në aeroport kundrejt 10 mijë lekëve, AMP arreston inspektorin

by mirseda
12:12 | 15/10/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë, njoftoi sot ndalimin e Inspektorit K.K., punonjës në Pikën e Kalimit...

Gaza, pika kufitare e Rafah nuk do të hapet sot

Gaza, pika kufitare e Rafah nuk do të hapet sot

12:09 | 15/10/2025
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

12:07 | 15/10/2025
GJL prish vendimin dhe e rikthen për gjykim në Apelin e Posaçëm ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

GJL prish vendimin dhe e rikthen për gjykim në Apelin e Posaçëm ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

12:05 | 15/10/2025
”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot

11:54 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com