Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Raporti i financave: Inceneratorët marrin paratë dhe nuk bëjnë investimet

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Raporti i financave: Inceneratorët marrin paratë dhe nuk bëjnë investimet

nceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit i kanë marrë fondet buxhetore sipas planeve të parashikuara në kontratat koncensionare me qeverinë, por realizimi i investimeve me fondet e veta nuk e ka ecur sipas kontratës. Për rrjedhojë miliona euro ta paguara nga taksat e shqiptareve nuk do të përkthehen në shërbime të përmirësuara, arsye pse u dhanë këto kontrata.

Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat për inceneratorin e Tiranës në vitin 2018 dhe 2019 janë përkatësisht 977 milionë lekë për secilin vit sipas planit, por nga ana tjetër investimet, pjesa më e madhe e të cilave duhet të ishin bërë nga fondet e vetë kompanisë, nuk kanë vijuar me planin.

Vlera faktike e investimit kapital për vitin 2018 ka qene vetëm 20 për qind e vlerës së planifikuar në planin e biznesit. Ndërsa vlera e investimit kapital për vitin 2019 ka shënuar 526,2 milionë lekë ose vetëm 10 për qind e planit në kontratë.

Sipas kontratës kompania Integrated Energy duhet të investonte në vitin 5,9 miliardë lekë me 2019, nga të cilat më shumë se 5 miliardë lekë duhet të ishin nga fondet e kompanisë dhe afërsisht 1 miliardë lekë pagesa nga buxheti. Por kompania nuk ka arritur të azhurnojë në investime as pagesën e marrë nga buxheti (shteti ka paguar sipas planit 725 milionë lekë, ndërkohë që investimet totale të atij viti ishin vetëm 526 milionë lekë, nga 5.9 miliardë lekë që ishte kontrata-shiko në fund tabelat zyrtare të Ministrisë së Financave).

Për periudhën 2018-2019, sipas kontratës duhet të ishin investuar 11,4 miliardë lekë, por janë investuar vetëm 1,6 miliardë lekë ose rreth 12 për qind planit.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tirane (“Integrated Energy B.V shpk”), me kosto totale 39 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë. Nga kjo shume 17 miliardë lekë parashikohen investime.

Një situatë e ngjashme është edhe në inceneratorin e Fierit, ku buxheti i ka bërë kompanisë pagesa vjetore prej 752 milionë lekë, sipas planit në kontratë. Sipas parashikimeve, ndërtimi dhe vënia në funksionim e impiantit do të përfundonte në muajin Shtator 2019, por ndërkohë impjanti ende nuk ka përfunduar.

Impiantet e trajtimit të mbetjeve nëpërmjet metodës së incinerimit që do të ndërtohen nëpërmjet koncesioneve me Partneritet Publik -Privat, në qytetet Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë deri më tani me 5.7 miliardë lekë ose 47 milionë euro financime nga buxheti i shtetit, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Financimet përfshijnë periudhën 2017-2019, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti parregullsi në pagesat e thesarit për këto objekte./Monitor/

Tags: inceneratoretMinistria e Financavepagesa

TË LIDHURA

Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%
Aktualitet

Rriten çmimet në shkurt, inflacioni arrin 2.5%

14:30 | 09/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Buka nga 120 në 150 lekë! Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut në Korçë
Aktualitet

Buka nga 120 në 150 lekë! Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut në Korçë

12:10 | 05/03/2026
Next Post
Pasuria ”shkarkon” gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës

Pasuria ''shkarkon'' gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës

Kodi i ri Zgjedhor, Mediu: Rama me axhendë anti-EuroAtlantike

Kodi i ri Zgjedhor, Mediu: Rama me axhendë anti-EuroAtlantike

IMT vijon shembjet në Astir, banorët: Veliaj kryemashtrues, bashkia lavatriçe e pastrimit të parave

IMT vijon shembjet në Astir, banorët: Veliaj kryemashtrues, bashkia lavatriçe e pastrimit të parave







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com