Sergio Ramos dhe Simone Zaza mbaheshin mend deri sot për penalltitë më të shëmtuara që kishin goditur. Por tani nga Kina na vjen një gafë e madhe e ish-lojtarit të Milanit. Bëhet fjalë për Gabriel Palettan, i cili ka humbur një penallti në mënyrë të çuditshme për Jiangsu Suning.
Ish-lojtari i Milan luajti në ndeshjen e Kupës së Kinës ndaj Tianhin Quanjian e cila duhet të zgjidhej nga penalltitë. Paletta kishte mundësinë të shënonte penalltinë vendimtare, por goditja e tij ishte mbase më e shëmtuara e historisë së futbollit. Gjithsesi, ekipi i tij doli fitimtar në fund.