Sot në Bruksel u mbajt takimi në mes të delegacionit nga Kosova dhe atij të BE-së, ku kryeministri Ramush Haradinaj ripërsëriti se taksa nuk do të hiqet derisa Kosova të njihet si shtet nga Serbia. Federica Mogherini anuloi konferencën e përbashkët për media pas takimit.
Njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet Edi Rama dhe Federica Mogherini. Shahu është shprehur se Ramës nuk i intereson fare për shqiptarët, ndërsa Haradinaj të shpall armik nëse i flet keq për Kosovën.
“Ti je Kryeministër shpirt që s’pjerdh për shqiptarët, po ai Ramushi të fut frikën, të shpall armik nëse flet keq apo e cenon Kosovën…”, ka shkruar ai.