Lulzim Basha në një intervistë në Report Tv në “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo, ka komentuar Kuvendin e Partisë Demokratike që u mbaj ditën e shtunë, por iu përgjigj dhe akuzave të Topallit, Imamit dhe Topallit.
Basha po ashtu në fund të intervistës, foli dhe për vendimin që ka marrë Ridvan Bode, për të qenë pjesë e Bankës së Shqipërisë.
PJESË NGA INTERVISTA
Flasim për Kuvendin e PD, për herë të parë një numër i madh njerëzish refuzojnë të kandidojnë?
Jo për herë të parë
Të paktën 10 veta…
Po, edhe…
Ju si i vutë në listë pa u konsultuar?
Jo anëtarët e Këshillit të vjetër vihen automatikisht në listë.
Thatë të gjithë automatikisht, por Zoti Imami… tha se “nuk më la kënaqësinë të jepja dorëheqjen?
Hoqi dorë vetë. Këtë gjë nuk e kam dëgjuar. Por Zotit Imamit ju komunikua zyrtarisht që ishte në listë nga sekretari i përgjithshëm, dhe pranoi të ishte në listë, por ashtu një ditë më vonë telefonoi dhe tha se nuk kishte të ishte në këtë listë.
Ndërkohë Topalli, Imami dhe Patozi po ju sulmojnë gjithmonë dhe vazhdojnë tu sulmojnë dhe ashpër madje, ju pretendoni ta bashkoni Partinë Demokratike, ndërkohë këta që kanë qenë nga figurat më të rëndësishme të saj, ju akuzojnë se e keni privatizuar partinë, çfarë përgjigje keni për këtë gjë?
Atë që kam thënë gjithmonë që është një mashtrim i paskrupullt. Dhe unë nuk merrem me asnjë prej tyre personalisht, pasi vendimet e mija nuk kanë qenë personale, por politike. Të jesh demokrat nuk do të thotë të kesh post në parti.
Si e gjykoni përzgjedhjen e Zotit Ridvan Bode në Këshillin Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë?
Nuk kam asnjë koment. Është një çështje që nuk ka relevancë me problemet që unë përballem si kryetar i opozitës dhe me betejat që kam për interesin publik. Këto janë gjërat që ata i kanë bërë vetë në kokë të vetë dhe nuk detyroj askënd që të mbaj standardin e demokratit në Partinë Demokratike. Ka njerëz që janë kthyer, ka të tjerë që janë larguar nga betejë, me zorrë në betejë nuk mbahet askush.