Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas qëndresës së studentëve, edhe pse tashmë të ndarë në 3 vende: para Ministrisë së Arsimit, para Kryeministrisë dhe te rrethrrotullimi i Zogut të Zi.
Në një postim në Twitter, Rama tenton t’i marrë me të mira studentët, teksa u premton se nuk do i lërë në baltë. Ai shkruan se do plotësojë jo vetëm 8 pikat, por edhe më shumë, ndërsa kërkon bashkëpunimin e tyre.
Si përherë, kryeministri nuk ka harruar të ironizojë e politizojë çështjen, teksa duke iu referuar vendndodhjes së tyre, pyet se kush i përçau studentët, ndërsa shton se është me ta dhe jo me maskat e LSI-së e PD-së.
“Ju mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë,po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen,unë jam me studentët jo me maskat e lsiPD dhe s’ju le në baltë?Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më #përUniversitetin”, shkruan Rama.
Ju mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë,po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen,unë jam me studentët jo me maskat e lsiPD dhe s’ju le në baltë?Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më #përUniversitetin
— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2018