Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rama s’njeh kufij, vendos një taksë absurde mbi të varfrit

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Rama s’njeh kufij, vendos një taksë absurde mbi të varfrit

Nga Gjergj Erebara/ Vendimi i fundit i qeverisë për ndalimin e importimit të makinave më të vjetra se dhjetë vjet ka gjasa që përbën shkelje të marrëveshjes për tregti të lirë me BE-në dhe taksën e radhës që qeveria ia vendos disproporcionalisht më të varfërve.

Autori i këtij shkrimi disponon një makinë të prodhuar në vitin 2010. Pas dy vjetësh, kjo makinë do t’i kapërcejë 10 vitet. Nëse unë do të dua ta shes makinën 10-vjeçare, çmimi që do të marr do të jetë më i lartë se sa vlera e tregut të kësaj makine. Blerësi, i cili me gjasa do të jetë një shqiptar me të ardhura të ulëta dhe pa mundësi ekonomike për të blerë një makinë më të re se 10 vjet, do të duhet të paguajë një çmim më të lartë se sa kushton një makinë e tillë në një vend europian, fjala vjen, Gjermania.

Arsyeja se pse shqiptari i varfër do të duhet të paguajë më shtrenjtë se sa vlera e tregut për çdo makinë më të vjetër se dhjetë vjet, është se qeveria shqiptare ka vendosur me vendim qeverie të ndalojë importimin e makinave mbi këtë moshë, me pretekstin e mbrojtjes së vendit nga ndotja.

Arsyetimi i qeverisë për mbrojtjen e mjedisit nuk qëndron dhe historikisht ka rezultuar i gabuar. Shqipëria nuk e ka për herë të parë që vendos të taksojë makinat e të varfërve dhe ta shesë këtë masë si “mbrojtje mjedisi”.

Argumenti i mbrojtjes së mjedisit nuk qëndron për shkakun e thjeshtë se nëse një makinë është 20 vjeçare, nuk bën dallim nëse ajo është importuar në Shqipëri e re fare apo është e importuar në moshën 12 vjeçare. Edhe një makinë e importuar sot e re, pas njëzet vjetësh do të jetë 20 vjeçare. Ajo që dallon është se makinat e reja ose relativisht të reja mund t’i blejnë ata shqiptarë që kanë një shumë jo të vogël parash për të shpenzuar. Nëse ke sot rreth 8 mijë euro, atëherë mund të blesh një makinë të vitit 2008. Nëse për të blerë një makinë ke në dispozicion vetëm 3 mijë apo 5 mijë euro, atëherë duhet të blesh në tregun shqiptar një makinë të viteve 2005 apo 2006 dhe detyrohesh ta paguash atë më shtrenjtë sa do të kushtonte një makinë e të njëjtit vit prodhimi e importuar nga Gjermania, për shkak se qeveria ka vendosur të bllokojë importin e makinave mbi 10 vjet.

Shqipëria ka një histori të “taksave mjedisore” që rëndojnë në mënyrë disproporcionale mbi të varfrit dhe kjo e fundit nuk është e re.

Në vitin 2004, me lobimin e një grupi biznesmenësh të njohur si koncesionarët e markave të makinave, (praktikisht importuesit e makinave të reja ose relativisht të reja), Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj të propozuar nga qeveria socialiste e kohës për të taksuar në mënyrë progresive importin e makinave, me parimin se sa më e vjetër të ishte makina, aq më e lartë do të ishte taksa.

Një produkt i kapjes së shtetit haptazi, taksa e makinave e shtrenjtoi importimin e tyre në Shqipëri, për shkak se një makinë e tillë kërkonte taksë doganore deri në 300 mijë lekë dhe që në shumë raste, ishte edhe më e lartë se sa vetë vlera e makinës.

Në pamundësi për të blerë makina normale 10-15 vjeçare, shqiptarët u detyruan të mirëmbanin atë flotë të vogël makinash që sakaq e kishte kaluar traun e doganës. Llojet e ndryshme të benzave, 240, 220, 190 etj., u mbajtën në punë shumë përtej jetës normale të një makine të tillë, për shkak se shumica e shqiptarëve nuk kishin para për të blerë makina të reja dhe nuk kishin mundësi të paguanin taksën e tmerrshme doganore për importimin e një makine të përdorur.

Ndërkohë, ligji i koncesionarëve bëri që shqiptarët e pasur të mund të blinin makina me kilometrazh zero, t’i përdornin për dhjetë vjet dhe t’i shisnin shumë më shtrenjtë se sa vlera reale tregtare e asaj makine.

Një makinë 15 vjeçare që kushtonte në Gjermani 2 mijë euro dhe kishte doganë prej 2.500 eurosh, shitej në Shqipëri për 5 mijë euro. Po kaq shitej edhe një makinë 15 vjeçare që ishte importuar e re dhe rrjedhimisht nuk e kishte paguar doganën.

Progresiviteti i taksimit, i prezantuar nga qeveria aktuale si flamuri i saj elektoral dhe që nënkupton taksim më të lartë për të pasurit se sa të varfrit, në rastin e taksimit të makinave është në krah të kundërt. Jo vetëm që nuk është taksë e sheshtë, ku të gjithë paguajnë në mënyrë të barabartë pavarësisht të ardhurave, por është regresive. Të pasurit paguajnë më pak, të varfrit më shumë.

Por përveç të qenit taksë për të varfrit, taksa e qeverisë “Nano” ishte një taksë që binte ndesh me marrëveshjen e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

U deshën disa vite që Bashkimi Evropian të reagonte mbi këtë problem, por fakti është që në 2010, taksa mbi importin e makinave të përdorura u identifikua si një shkelje e marrëveshjes së tregtisë së lirë. Sipas kësaj marrëveshjeje, e cila është pjesë e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit dhe që përbën dokumentin themelor të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë, tregtia e lirë konsiston para së gjithash në trajtim të barabartë të mallrave.

Qeveria e djathtë dhe populiste e Berishës, kur vendosi të bëjë të ashtuquajturën taksë e sheshtë, e kompensoi uljen e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin e korporatave përmes rritjes së disa taksave, mes të cilave ishte edhe taksa për automjetet e përdorura.

Në vitin 2011, ndërsa kishte humbur çdo kontakt me realitetin dhe përballej me kërkesën e BE-së,qeveria “Berisha” vendosi të taksojë njësoj importin për herë të parë dhe shit-blerjen e makinave brenda vendit. Një vendim aspak i logjikshëm, masa solli bllokimin total të shit-blerjeve të makinave deri sa qeveria u bind një vit më vonë të zëvendësojë taksën mbi shit-blerjet me një taksë vjetore regresive mbi përdorimin e makinave. Kjo taksë që vijon të jetë në fuqi, takson më shtrenjtë makinat sa më e vjetër të jetë. Për këtë arsye, ajo është një taksë regresive që rëndon mbi shqiptarët që nuk kanë mundësi të mbajnë makina të reja.

Si masë kundër ndotjes kjo nuk ka asnjë kuptim. Një makinë ndot në varësi të llojit të naftës që konsumon dhe sasisë së kilometrave që përshkruan. Një shqiptar i varfër me gjasa përshkruan më pak kilometra se sa një shqiptar i pasur dhe normalisht, pavarësisht se lëviz me një mjet të përdorur, ndot krahasimisht më pak.

Në të gjitha rastet, Shqipëria ka një taksë mbi karburantin që siguron një pjesë të majme të të ardhurave të buxhetit dhe që quhet “taksë ndotjeje”, 27 lekë për litër. Kjo është një taksë më efikase, pasi në varësi të konsumit të naftës nga makina (dhe rrjedhimisht sasisë së ndotjes), paguhet për litër.

Çdo lloj mase tjetër, si kjo e ndalimit të importimit të makinave më të vjetra se 10 vjet, është thjeshtë një taksë e palogjikshme mbi të varfrit, vendosur nga një qeveri e cila pretendon që është e majtë./BIRN/

Tags: Absurdekufijmbiramas’njehtaksetë varfritvendos

TË LIDHURA

Dy aksidente njëri pas tjetrit në Lushnje
Aktualitet

Dy aksidente njëri pas tjetrit në Lushnje

09:34 | 03/09/2025
Udhëzimi për riorganizimin e universiteteve; Aplikimi në e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin
Aktualitet

Udhëzimi për riorganizimin e universiteteve; Aplikimi në e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin

09:18 | 03/09/2025
Sot, 105 vite nga përfundimi i Luftës së Vlorës
Kryesore

Sot, 105 vite nga përfundimi i Luftës së Vlorës

09:15 | 03/09/2025
Next Post
“Plas” tek Milani, Gattuso ofendon live lojtarin: Ai është një…

“Plas” tek Milani, Gattuso ofendon live lojtarin: Ai është një...

Emri/ E reja shqiptare humb jetën, ja kërkesa e vetme e familjes

Emri/ E reja shqiptare humb jetën, ja kërkesa e vetme e familjes

Emri/Dështoi me Balilin, por polica kap një tjetër ‘peshk’ të madh

Shkatërrohet grupi i drogave të forta në Lushnje, tre në pranga

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Izraeli eliminon kreun e grupit terrorist që mbante peng një familje
Bota

Izraeli eliminon kreun e grupit terrorist që mbante peng një familje

by mirseda
09:37 | 03/09/2025
0

Ushtria izraelite (IDF), në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë së Brendshme (Shin Bet), konfirmoi të mërkurën vrasjen...

Dy aksidente njëri pas tjetrit në Lushnje

Dy aksidente njëri pas tjetrit në Lushnje

09:34 | 03/09/2025
“Luftë pa kuptim” – Trump i zhgënjyer me Putinin

“Luftë pa kuptim” – Trump i zhgënjyer me Putinin

09:29 | 03/09/2025
Udhëzimi për riorganizimin e universiteteve; Aplikimi në e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin

Udhëzimi për riorganizimin e universiteteve; Aplikimi në e-Albania, rregulla të reja për vlerësimin

09:18 | 03/09/2025
Sot, 105 vite nga përfundimi i Luftës së Vlorës

Sot, 105 vite nga përfundimi i Luftës së Vlorës

09:15 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com