Ministri Arben Ahmetaj është thirrur në interpelancë nga deputeti Erjon Braçe. Në fjalën tij, për të vlerësuar punën e qeverisë Rama, ai bëri dhe një paralelizëm. Ahmetaj deklaroi se kemi tre stadiume të reja, dhe se investime të tilla nuk ishin bërë që në kohën e Enver Hoxhës.
“Federata Shqiptare e Futbollit, për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore dhe ligjore të qeverisë ‘Rama 1’, ka tre stadiume të reja:
Stadiumi i Elbasanit, Stadiumi i Shkodrës dhe Kompleksi Sportiv i Tiranës.
Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në ‘Kohën e Enverit’, kështu i referohemi, në 1980-n. Që nga ajo ditë, stadiume janë ndërtuar vetëm në mandatin ‘Rama 1’, dhe vazhdojnë në mandatin ‘Rama 2’. Jam i bindur që do vazhdojnë në mandatin ‘Rama 3′”.