Kryeministri Rama nuk ia përton komentuesve kur ata shpërthejnë me kritika të pavend ndaj tij. Në videon e radhës që ka ndarë me ndjekësit, referuar transformimit rrënjësor të një familje, duke lënë në këtë formë skamjen, qytetarët i kanë sjellë në kujtesë sarajet e tij.
E përkthyer ndryshe, si retorika që përdor opozita ndaj Ramës, ky i fundit nuk ka duruar por i është kthyer ashpër.
Një qytetare i ka vënë në dukje kryeministrit Rama, se ajo çfarë po bën për popullin, nuk është asgjë para pasurisë që ai ka vënë për familjen e tij.
Kaq ka mjaftuar që Rama t’ia kthente me të njëjtën monedhë.