Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama i pakënaqur: AKU vatër korrupsioni, drejtorët të ikin vetë. Stop gjobave!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rama i pakënaqur: AKU vatër korrupsioni, drejtorët të ikin vetë. Stop gjobave!

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtorin e ri të AKU-së, Agim Ismaili. Gjatë fjalës së tij, Rama është treguar mjaft i ashpër me drejtorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, teksa ka shprehur haptazi pakënaqësinë me këtë institucion.

Kryeministri tha se AKU është një institucion gjobëvëniesh, i infektuar me korrupsion, i cili nuk e bën punën e tij siç duhet.

Rama tha se disa nga drejtorët do të testohen, ndërsa të tjerët që “e dinë vet se si kanë ardhur, të japin dorëheqjen vetë”.

Ashtu si me inspektoratet, kryeministri Rama tha se nuk do të vendoset asnjë gjobë, vetëm në rast ekstrem që ajo të jetë e mirëargumentuar, duke sqaruar se deri në ristrukturimin e këtij institucioni nuk do të ketë më gjoba nga punonjësit, të cilët, tha Rama, janë kthyer në makth për shitësit.

FJALA E RAMËS:

Kemi një situatë praktikash të papranueshme, absurde në tërësinë e tyre që e kanë bërë këtë institucion një problem kombëtar. Ky është një institucion që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e jetës, të shëndetit dhe standardet që Shqipëria duhet të përmbushë në raport me ambicien për të qenë pjesë e familjes evropiane. AKU është një inat që vë gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, që terrorizon dyqane dhe tregtarë të vegjël dhe që në fund farë nuk përmbush misionin e vet. Historitë e AKU-së janë të pafundme dhe natyrisht që do të marrin fund njëherë e mirë. Rrugët e Shqipërisë janë të mbushura me thertore të paligjshme, këto do marrin fund. Jemi të vetëdijshëm për mangësitë të infrastrukturë, për mangësitë lidhur me punën që duhet të bëjë AKU-ja lidhur me analizat, por edhe për faktin se sot ka në kuti disa pajisje laboratorike, por s’i përdor njeri.

Edhe në AKU ka njerëz të zotë, por ajo çka këta njerëz nuk i ka lejuar të bëjnë punën e tyre është vendosja e AKU-së në thundrën e pushtetit të tepsisë.

Edhe këtu ka njerëz që duhet ta kuptojnë që duhet të largohen vetë. Besoj që drejtorët e AKU do jenë në provë, dhe një pjesë e tyre duhet të ikin vetë. E dini vet si keni ardhur dhe pse nuk mund të jenë në krye të AKU-së.

Të tjerët do vihen në provë dhe do kenë gjithë kohën për të provuar që janë njerëzit e duhur në vendin e duhur.

AKU-ja është një vatër e infektuar me korrupsion. S’do të ketë asnjë pikë gjaku në rrugë, therje në rrugë s’mund të ketë më.

Asnjë gjobë, përndryshe nëse nuk argumentohet mirë gjoba do të largohet punonjësi nga puna./Tirana Today

Tags: AKUedi ramai pakenaqurkorrupsion

TË LIDHURA

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve
Aktualitet

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
GJKKO lë në fuqi “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve Rezart Kuçi

14:19 | 09/03/2026
Pastrim parash në Berat, sekuestrohen mbi 54 mijë euro, arrestohet 67-vjeçari
Aktualitet

Pastrim parash në Berat, sekuestrohen mbi 54 mijë euro, arrestohet 67-vjeçari

14:10 | 09/03/2026
Next Post
Panucci hedh në fushë më të mirët përballë Italisë

Panucci hedh në fushë më të mirët përballë Italisë

Qeveria rrit me 50% pagën për anëtarët e komisioneve të Vettingut

Qeveria rrit me 50% pagën për anëtarët e komisioneve të Vettingut

Çmimet në shtator/ Inflacioni mbetet i ulët, ushqimet ndikojnë në rritje

Çmimet në shtator/ Inflacioni mbetet i ulët, ushqimet ndikojnë në rritje







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë
Aktualitet

U emërua sot zëvendësdrejtor i BKH-së, Mentor Cuku, vëllai i kryekomisarit të vrarë

by mirseda
15:08 | 09/03/2026
0

SPAK ka njoftuar emërimin e Mentor Çuku në detyrën e zëvendësdrejtorit të Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH)....

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

“Përfundimi i mandatit të prokurorëve, rrezik për vijimin e hetimeve”, paralajmëron SPAK

14:50 | 09/03/2026
Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

Panik në Athinë: Shqiptari kërcënon punonjësit me thikë në zyrat e sigurimeve

14:43 | 09/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

14:37 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com