Mjaft i bindur në çdo tentativë që ka bërë gjatë këtyre ditëve, në lidhje me ofrimin e dialogut me studentët, Rama duket se nuk ka asnjë pendesë.
Kryeministri Edi Rama tha në emisionin ‘Opinion’, se ai nuk asnjë falje për të kërkuar sa i takon situatës së krijuar me studentët.
“Nuk kam asnjë falje për të kërkuar në këtë rast”, u shpreh Rama, teksa shtoi se qeveria ka rritur buxhetin për arsimin, si dhe ka krijuar kushtet për autonomi të Universiteteve.
I pyetur nëse ka dështuar ligji i arsimit të lartë, Rama tha se “ligji duhet zbatuar, por nuk është zbatuar si duhet”.