Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama ndryshon 360 gradë; Nga tepsia, lista e zezë deri te modernizimi i administratës shtetërore

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rama di të kërkojë ndjesë; Tërheq thirrjen ndaj policisë

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar sërish qëndrim në 360 gradë. Ai vijon të jetë kontradiktor me deklaratat dhe qëndrimet në raport me administratën shtetërore.

Deri pak kohë para zgjedhjeve, kryeministri Rama i cilësonte reformat e ndërmarra përgjatë qeverisjes së tij 4-vjeçare, si reforma që po transformonin vendin. Këto reforma, ai shpeshherë i vishte edhe me togfjalëshin ‘‘po bëjmë shtet’’.

Por, gjatë fushatës elektorale ai ndryshoi tërësisht qëndrim duke e cilësuar pjesën më të madhe të aparatit të administratës publike si tepsia ku kishin ngrënë aleatët e tij në bashkëqeverisje, kryesisht LSI.

Pasi fitoi zgjedhjet, Rama iu drejtua qytetarëve që të tregonin eksperiencën e tyre negative në zyrat e shtetit. Këtë komunikim me qytetarët e cilëson si koalicioni me njerëzit e zakonshëm, të cilët nuk hezituan të dërgonin emrat që i mendonin si abuzuesit kryesorë të administratës.

Ata dërguan 100 të tillë dhe Rama nuk hezitoi t’i publikonte në formën e një raporti  në faqen e tij të Facebook-ut, ku midis tyre gjendeshin edhe emra të njohur publikë, një pjesë e mirë nga radhët e LSI-së si dhe mjeku i njohur Mentor Petrela, i cili nuk la pa ia kthyer reston kryeministrit.

Pas Samitit të Triestes Rama u kthye në Tiranë dhe mbajti një konferencë për mediat, ku përgjegjësinë e raportit ia delegoi skuadrës së tij të punës. Ndërsa kundërshtitë dhe reagimet e ndryshme ndaj ‘‘Listës së Zezë’’, ia faturoi kazanit mediatik.

Për të larguar çdo përgjegjësi nga detyra e tij si kreu i ekzekutivit, Rama nuk harroi të na shuante kuriozitetin se si e ka modernizuar administratën shtetërore përgjatë mandatit të parë.

Për këtë arsye, ai publikoi në faqen e tij të Facebook-ut, pikat kryesore të këtij procesi modernizues.

Kjo sjellje politike e Ramës, tregon se si kryeministri lëviz në 360 gradë mbi bazën e reagimeve të opinionit publik dhe kundërshtarëve të tij politikë, të cilëve iu mat pulsin, sa herë ia kërkon interesi i tij politik. 
 

PËR KURIOZITETIN TUAJ
Sa më poshtë besoj se krijon idenë e gjurmëve të para të një rruge ende shumë të përpjetë dhe jo të shkurtër për të bërë shtetin e Shqipërisë që duam. Është fjala për themelet e Shërbimit Civil Shqiptar, e thënë ndryshe më thjesht, për krijimin e ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet “pjesa e sipërme” e administratës, ministri e institucione të tjera qendrore. Lexojeni po patët nge dhe mos e merrni si pretendim se çoç kemi bërë në këta 45 muaj të qeverisjes, po thjesht shikojeni si një pasqyrë qëllimesh të mira e të qarta që duhen t’i mishërojë çdo zyrë në këtë shtet, tek çdo punonjës i këtij shteti.
Përpjekje konkrete të mandatit të parë, drejt një administrate serioze që ende nuk e kemi:
✓ Hartuam një kuadër ligjor të plotë dhe të qartë për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil (janë hartuar 12 akte nënligjore dhe 6 udhëzime të cilat detajojnë procedurat në zbatimit të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”)
✓ Miratuam dhe po zbatojmë dokumentin Strategjik Ndërsektorial të Reformës në Administratën Publike 2015-2020 dhe Planin e Veprimit me aktivitete dhe masa konkrete
✓ Transformuam procedurën e rekrutimit në shërbimin civil:
– Procedura e aplikimit 100% online, nëpërmjet faqes së DAP
– Çdo aplikant krijon dosjen personale elektronike të aplikimit, të cilën mund ta përditësojë në çdo moment
– Sistem elektronik i aplikantëve, i cili mundëson shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes DAP, institucioneve të adminsitratës dhe aplikantëve. Ky sistem mundëson komunikimin me kandidatët në çdo fazë të konkurrimit, si dhe ruan historikun e aplikimeve për çdo kandidat
– Banka e Pyetjeve, me pyetje me alternativa, për testimet me shkrim (mbi 10.000 pyetje, për rreth 20 disiplina të përgjithshme)
– Sistemi përzgjedh automatikisht pyetje nga banka dhe krijon teste të sekretuara me barkod unik për secilin aplikant
– Testet me shkrim korrigjohen nga një skaner automatik
– Intervista me gojë zhvillohet nga një komision prej 5 anëtarësh dhe regjistrohet audio për të mundësuar kandidatëve të drejtën e ankimimit
*Janë kryer 1200 emërime në nivelin hyrës, specialistë, sipas kësaj procedure.
✓ Sistem Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore/HRMIS, thënë ndryshe Rregjistër Qendror i Punonjësve Publikë (ky sistem parashikon të përfshijë të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe pushtetin vendor, pavarësisht cili është legjislacioni që rregullon marrëdhëniet e punës)
Ky sistem u shtri në të gjithë institucionet e administratës shtetërore (330 institucione të shërbimit civil dhe me kod pune), si dhe në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore; U trajnuan rreth 350 punonjës për përdorimin e këtij sistemi; U popullua sistemi me dosjet elektronike individuale për mbi 12.000 punonjës.
✓ 41 kurrikula për trajnimin e nëpunësve civilë të të gjitha niveleve
✓ Kurrikul e posaçme për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, e cila përmban gjithsej 280 orë trajnimi
* * *
E përsëris, sa më lart është vetëm baza fillestare e një rruge të përpjetë dhe jo të shkurtër. Jam i bindur se do ia dalim me sukses, nëse do të ndërtojmë dot një koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm, kundër parazitëve dhe grabitqarëve që me taksat tona, nëpërkëmbin e zhvatin qytetarët në zyrat e shtetit.

Tags: administrata shtetërorelista e zezemodernizimiramatepsia

TË LIDHURA

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Next Post
Forcat izraelite arrestojnë myftiun e Jerusalemit

Forcat izraelite arrestojnë myftiun e Jerusalemit

40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

Berisha: Rama me bursë private; do të gllabërojë pasurinë publike

Berisha: Rama me bursë private; do të gllabërojë pasurinë publike

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com