Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama mohoi atësinë e Gregorit? Rrëfehet Mero Baze pas 20 vitesh: Ja kush ma dha dosjen

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Në seancën e kaluar plenare kryeministri Rama, tejet i ngarkuar emocionalisht, i kujtoi ish kryeministrit Berisha se si në vitin 2000 kishte fabrikuar e falsifikuar një dokument sipas të cilit Rama nuk pranonte atësinë e fëmijës së tij, Gregorit dhe akuzonte të atin për përdhunim.

Duke i drejtuar gishtin, Rama i tha Berishës se kishte shkaktuar shumë lot e dhimbje në familjen e tij me këtë falsifikim të ndyrë mirëpo ish kryeministri kujtoi se kjo ishte publikuar nga Mero Baze në gazetën TemA.

E në fakt, botuesi i TemA-s pas kaq vitesh ka vendosur të thyejë heshtjen e të tregojë çfarë ndodhi.

Në një editorial botuar në gazetën e tij, Mero Baze thotë se ishte pikërisht Berisha ai i cili i ofroi në zyrën e tij këtë dosje që siç thotë ai e ka plotësuar vetë ish kryeministri.

“Ka kaq kohë që merret me Linda Ramën, gruan e kundërshtarit të tij Edi Rama, pikërisht pse ajo nuk bën atë që ka bërë gruaja e tij. Nuk ka shoqëri me oligarkët e burrit të vet, nuk e shikon kurrë me biznesmenët që marrin tendera publikë, shpesh në rrugë të pandershme, nuk e shikon të drejtojë gjoja ndonjë fondacion, nuk e ka parë me Rezart Taçin në krah, nuk e ka parë t’u vërë gjoba biznesmenëve që bënin sikur blinin piktura nga 150 mijë euro për llogari të saj, nuk ka rrjet nepotik si ajo, dhe çmendet pse ajo punon si profesioniste dhe paguhet si e tillë, pamvarësisht pushtetit të burrit”, shkruan Baze.

 “Është aq i obsesuar pas saj, sa i quan krim faktin që ka ndarë një burrë dhe është martuar me një tjetër, dhe ndoshta me mendjen e tij këtë e quan dhe epërsi të gruas së tij mbi të. I numëron Edi Ramës gratë, a thua se Linda nuk ja di, na tregon me fantazinë e tij si është ndarë me to, me kë janë martuar ato më pas, çfarë ka bërë ky pasi është ndarë me to etj, se kështu beson që kaq shumë gra që ka në jetën e tij Edi Rama, sikur nga pak të këqija të jenë, bashkë ja arrijnë gruas së tij. Dhe ngushëllohet. Së fundmi, nëse doni të kuptoni pse ka 12 vjet që më sulmon mua dhe i jam bërë makth, duke vazhduar të më përmendë nëpër Parlament e në emisione televizive, duke u çuar si lugat në mesnatë, sa më dëgjon emrin, shikoni se si nuk gjen dot asnjë argument për të sulmuar, por mendon se ka armë të fortë faktin që gazeta TemA ka sulmuar në vitin 2000 Edi Ramën, dhe që një nga djemtë e mij ka fituar bursën e ekselencës për Master në Universitetin e Londrës.

 Gazeta TemA ka qindra shkrime kundër Edi Ramës, biles disa shumë të ashpër dhe të drejtë, dhe disa që kanë pasur burim Sali Berishën si kjo dosja që permend, natyrisht asko të turpshme. Për të qenë i qartë deri në fund në atë histori që mendon se është peng Edi Rama, po i kujtoj se ai i ka ofruar gazetës TemA dhe gazetës “RD”, botimin e asaj dosje dhe asaj që e paraqiti si “kartelë” shendetësore të Edi Rames. Dosjen e serviri si dosje origjinale të Gjykatës, kurse kartelën kam frikë se e ka plotësuar dhe vetë, pasi ishte format i viteve ’80. Ma ka dhënë dosjen në zyrë të tij, duke më thënë se e kishte siguruar nga njerëz të afërt të ish- gruas së Edi Ramës. Dhe meqë përmend dosjen origjinale, ajo me siguri është në Gjykatë, dhe Gregu ka të drejtën e zotit të ballafaqojë dosjen e ofruar nga Berisha për TemA-n dhe “RD”, dhe orgjinalen, se Rama eshte i qartë çfare është ajo histori”, thotë më tej botuesi.

“Ligësia e tij që ka mundur të përdorë gazetën TemA, ndërsa mua nuk ka mundur të më mbajë dot peng me atë pisllëk, duket se i është bërë obsesion për 20 vjet. E paska pasur ëndërr të jetës atë gjë. Kjo natyrisht e bën pis atë pjesë të historisë së gazetës, por po të ishim ndryshe, ne do ishim Neë York Times, e jo një gazetë shqiptare, dhe kjo as na turpëron, dhe as na komplekson. Fakti që nuk jemi peng të Sai Berishës dhe Edi Ramës na bën të ndjehemi mirë. Dhe akoma më shumë, fakti që ky njeri nuk di ç’të thotë për mua, por i kujtohen histori të 20 viteve më parë, na bën dhe më krenarë, si njerëz të lirë.

Personalisht sot e quaj fat dhe ndëshkim të drejtë nga Zoti, ta shikoj këtë njeri në këtë gjendje që është katandisur. Ashtu e mbylltë jetën, duke vajtuar dhe klithur kundër gjithçkaje të mirë që i vret sytë. Fundi i një njeriu i ngjan jetës së tij, dhe jeta e tij është e gjithë ligësi”, përmbyll Mero Baze.

TË LIDHURA

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Next Post
“Kaq pula jeni”, Rama ka tre pyetje për “Mark Markët”: Kur të përgjigjen më thoni

“Kaq pula jeni”, Rama ka tre pyetje për “Mark Markët”: Kur të përgjigjen më thoni

Video/ Nuk gabon ditën, meteori shpërthen mbi Kubë, thyhen xhamat e dritareve

Video/ Nuk gabon ditën, meteori shpërthen mbi Kubë, thyhen xhamat e dritareve

Kush e merr seriozisht në Perëndim një kryeministër që thotë ‘gruas sime i ha…’

Kush e merr seriozisht në Perëndim një kryeministër që thotë ‘gruas sime i ha…’

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com