Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama mburret nga Sofja: Kokaina i shpëtoi BE-së, e kapëm ne!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama mburret nga Sofja: Kokaina i shpëtoi BE-së, e kapëm ne!

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Sofja lidhur me operacionin e zhvilluar në Durrës, ku u kapën 613 kg kokainë.

Lidhur me takimin e kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE-së, Mogherinin, Hahn dhe Borisov, Rama u shfaq tepër pozitiv teksa tha se presim një rekomandim pozitiv nga KE për celjen e negociatave.

Megjithatë, Rama u fokusua më shumë te operacioni i djeshëm, teksa ritheksoi, ndryshe nga ministri Xhafaj, se operacioni është kryer vetëm nga agjensitë tona ligjzbatuese, ndërsa nuk harroi të mburrej teksa tha se nga ana tjetër, kokainë u ka shpëtuar kontrolleve në portet e BE-së.

Ndryshe nga kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj në reagimin e tij të parë pas kapjes së sasisë prej 613 kg kokainë në Durrës, deklaroi se ishte “Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja”.

FJALA E PLOTË:

Ky ishte një takim përmbyllës i vizitës së presidentit të Komisionit për Zgjerim dhe të shefes së diplomacisë evropianë këtu në Sofje. Ishte një bilanc që e konsideroj shumë pozitiv, po ashtu një diskutim mbi ecurinë e procesit të Berlinit në aspektin e financimeve të pritshme, ku korridori blu është një prioritet parësor. Ajo çka vlen të theksohet është këndvështrimi shumë pozitiv i kësaj tresheje që është treshja e referencës për vendet anëtare lidhur me ecurinë e Shqipërisë në këtë moment kyc, ku presim një rekomandim pozitiv nga KE dhe sigurisht një përgjigje pozitive nga vendet anëtare.

Është e qartë që duhet të punojmë intensivisht në këtë periudhë për sa i përket vendeve anëtare, por po ashtu e qartë se ka një mirëkuptim të gjerë për hapat që ka bërë përpara Shqipëria. Mbase vlen të nënvizohet se dhe operacioni më i fundit i agjencive ligjzbatuese, hetimi doganor, Policia e Shtetit me mbështetjen e Prokurorisë pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua më pozitivitet maksimal duke pasur parasysh që ngarkesa e kapur është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh, por edhe që para se të vijë në vendet tonë ka kaluar në portet e BE-së, dhe faktikisht i ka shpëtuar kontrolleve. Ashtu si kundër ishte po kaq e rëndësishme edhe vetëdija dhe nënvijëzimi i kësaj vetëdije që ky ishte një operacion mirëfilli mirëfilli i agjensive tona ligjzbatuese, pa një sinjalizim nga partnerët. Është krejt e natyrshme që të punojmë me partnerët, por në këtë rast është treguar gatishmëri e lartë e forcave tonë në luftën kundër trafiqeve, në këtë përballje të fortë kundër krimit të organizuar dhe trafikantët të çdo lloji. Faza e parë për çrrënjosjen e kanabisit, ia ka lënë vendin fazës së dytë. TIRANA TODAY

Tags: BE-sëe kapëm ne!i shpetoikokainanga SofjaRama mburret

TË LIDHURA

Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO
Aktualitet

Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO

15:24 | 07/04/2026
Kërkuan heqjen e sekuestros për disa prona, Gjykata e Lartë rrëzon çiftin Malltezi
Aktualitet

Kërkuan heqjen e sekuestros për disa prona, Gjykata e Lartë rrëzon çiftin Malltezi

15:22 | 07/04/2026
Aksident në autostradën Rrogozhinë–Lushnje/ “Golf”-i përplas zetorin, tre të plagosur
Aktualitet

Aksident në autostradën Rrogozhinë–Lushnje/ “Golf”-i përplas zetorin, tre të plagosur

15:21 | 07/04/2026
Next Post
Prokuror i dosjeve ‘të nxehta’, por i varfër. Ja pasuria e Hajdarmatajt

Prokuror i dosjeve ‘të nxehta’, por i varfër. Ja pasuria e Hajdarmatajt

Arsyeja që bindi australianët që të dorëzonin armët

Arsyeja që bindi australianët që të dorëzonin armët

“Krim, para dhe politikë”/Si mafia italo-shqiptare po “shkatërron” Evropën Lindore

“Krim, para dhe politikë”/Si mafia italo-shqiptare po “shkatërron” Evropën Lindore







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO
Aktualitet

Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO

by mirseda
15:24 | 07/04/2026
0

Po mbahet në GJKKO seanca e radhës për “Plumbin e artë”, ku këtë të martë po ballafaqohen...

Kërkuan heqjen e sekuestros për disa prona, Gjykata e Lartë rrëzon çiftin Malltezi

Kërkuan heqjen e sekuestros për disa prona, Gjykata e Lartë rrëzon çiftin Malltezi

15:22 | 07/04/2026
Aksident në autostradën Rrogozhinë–Lushnje/ “Golf”-i përplas zetorin, tre të plagosur

Aksident në autostradën Rrogozhinë–Lushnje/ “Golf”-i përplas zetorin, tre të plagosur

15:21 | 07/04/2026
“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca, zbardhet diskutimet, Beqaj përballet me SPAK: Nuk ka prova konkrete

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca, zbardhet diskutimet, Beqaj përballet me SPAK: Nuk ka prova konkrete

15:04 | 07/04/2026
Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, Balla: Do iu njoftoj kur të kem vendim

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, Balla: Do iu njoftoj kur të kem vendim

15:02 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com