Kryeministri Edi Rama ka komentuar mes protestave edhe atë të diasporës. Gjatë takimit të fundvitit me gazetarët, kryeministri ironizoi protestën e diasporës, duke thënë se nëse ‘ajo është diaspora, Shqipëria do kishte vdekur me kohë’.
Rama vlerësoi protestat, duke thënë se ato kanë efekt pozitiv në vend, teksa ajo e studentëve ka sjellë një moment reflektimit për qeverinë Rama.
“Protestat duhen në çdo vend, ajo e studentëve ka qenë reflektim për qeverinë. Por ka protesta e protesta. Për shembull kishim atë të Diasporës. Nëse ajo është diaspora, Shqipëria do kishte vdekur e do ishte harruar kohë më parë. Shqipëria rron nga emigrantët. Ka protesta e protesta. Por është e drejta legjitime e të gjithëve për të protestuar”./ TIRANA TODAY