Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama injoron totalisht ministrat e rinj, e dëshmon faqja zyrtare e Kryeministrisë

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama injoron totalisht ministrat e rinj, e dëshmon faqja zyrtare e Kryeministrisë

Për kryeministrin Rama, ministrat e rinj teknikë që kanë zëvendësuar ata të Partisë Socialiste, thuajse nuk ekzistojnë.

Të paktën kështu dëshmohet në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ku figurojnë ende ministrat e vjetër.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur me Lulzim Bashën, kryeministri ka injoruar ministrat e rinj teknikë, gjë që u dëshmua edhe me mungesën e tij në ceremoninë e betimit, duke shtuar këtu edhe faktin që Rama nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje me kabinetin e ri.

Ky konstatim është bërë edhe nga politologu Afrim Krasniqi, i cili dënon këtë sjellje të kryeministrit, ndërsa jep edhe një mesazh në mbyllje të postimit të tij.

“Le të na flasin tërë ditën se po bëjnë shtet apo republikë të re, se e duan Shqipërinë më shumë se partinë dhe interesin publik më shumë se interesin e tyre elektoral, se nuk i ndajnë shqiptarët në rozë e blu, se janë seriozë dhe modernë, dhe plot broçkulla të tjera, – kur ata vetë nuk tregojnë as respektin minimal për shtetin, për ligjin dhe për kushtetutën dhe kur ata vetë nuk lënë rast pa deformuar çdo vlerë të demokracisë”, shkruan Krasniqi duke iu referuar Ramës.

POSTIMI I PLOTË I AFRIM KRASNIQIT:

Mund të ketë shtete të dobëta, mund të ketë të varfra, mund të ketë shtete në krizë dhe në pasiguri, por shteti asnjëherë nuk e duhet ta humbë identitetin, rolin, seriozitetin dhe solemnitetin e tij. E ka shkruar rreth dy dekada më parë ish kryeministri Tony Bler, – i cili për ca kohë ishte/është këshilltar i qeverisë shqiptare. Por këshilla e Bler nuk ka ardhur ende në Tiranë.

Ja absurdi i radhës: mirë që krijuam qeveri 60% politike dhe 40% teknike, 60% të mazhorancës dhe 40% të opozitës, – mirë që në ceremoninë e betimit të ministrave të rinj nuk mori pjesë kryeministri, pra shefi i qeverisë, mirë që të emëruarit janë shumica figura pa ndikim publik dhe disa edhe krejt anonimë, por 6 ditë pas betimit të 40% të qeverisë, përfshirë zv/kryeministrin, nuk kemi ende asnjë takim as formal midis kryeministrit dhe ministrave të tij, midis 60% dhe 40% të ministrave në qeveri, midis kryeministrit dhe zv/kryeministrit, dhe për më tepër, nuk kemi ende asnjë mbledhje qeverie, dhe …. asnjë ndryshim as në faqen zyrtare të qeverive. Aty, ende figurojnë ministrat e vjetër dhe ende nuk janë reflektuar emrat e rinj të qeverisë!!

Imagjinoni pastaj të presim që qeveria e re gjysmë politike dhe gjysmë teknike të qeverisë vendin, kur gjysma nuk e njeh gjysmën tjetër, dhe kur dy gjysmat sillen si dy qeveri paralele brenda të njëjtit shtet, të njëjtit sistem politik, të njëjtit sistem kushtetues.

Le të na flasin tërë ditën se po bëjnë shtet apo republikë të re, se e duan Shqipërinë më shumë se partinë dhe interesin publik më shumë se interesin e tyre elektoral, se nuk i ndajnë shqiptarët në rozë e blu, se janë seriozë dhe modernë, dhe plot broçkulla të tjera, – kur ata vetë nuk tregojnë as respektin minimal për shtetin, për ligjin dhe për kushtetutën dhe kur ata vetë nuk lënë rast pa deformuar çdo vlerë të demokracisë.

Le të qeshin disa me batutat e tyre pa vlerë në mitingje, tëitter e FB; le të bëjmë disa sikur ishte risi fakti se pasi privatizuan partitë e shtetin, po emërojnë edhe miqtë e financuesit e tyre deputetë në parlament; le t’i japin disa TV live sa herë qeshin, shajnë, marrin frymë, takohen me fëmijën e tyre apo shkojnë në zyrë….këto kanë qenë e janë zakone feudale shqiptare që ne ende i quajmë lajme, politikë e lidership. POR ata që ende kanë respekt për veten, ende nuk janë shndërruar në turma pa zë, që ende nuk janë nënshtruar përpara fatit, që ende duan një shtet, një shoqëri e një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, – do duhet të gjejnë forcë, me çdo mjet demokratik e qytetar, të refuzojnë talljen dhe oligarkinë, t’i refuzojnë ata si modele dhe si sistem, si sjellje e si mentalitet, si ofertë dhe si mallkim.

Tags: edi ramainjoronkryeministriministrat e rinj

TË LIDHURA

Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar
Politikë

Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar

18:32 | 14/03/2026
‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara
Politikë

‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara

17:47 | 14/03/2026
Kosova njeh kartat serbe të identitetit, Rama: Integrimi në BE fitore strategjike
Politikë

Kosova njeh kartat serbe të identitetit, Rama: Integrimi në BE fitore strategjike

17:32 | 14/03/2026
Next Post
Nishani vlerëson senatorin Bob Dole me Dekoratën e Flamurit Kombëtar

Nishani vlerëson senatorin Bob Dole me Dekoratën e Flamurit Kombëtar

Kreditet e munguara, mbi 15 mijë bluza të bardha pa kredite për 2016

Kreditet e munguara, mbi 15 mijë bluza të bardha pa kredite për 2016

ZGJEDHJET/ KQZ miraton kandidatët e PD-së dhe të Bashkisë Kavajë

ZGJEDHJET/ KQZ miraton kandidatët e PD-së dhe të Bashkisë Kavajë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Paralajmërimi: SHBA-të po shtyjnë europianët drejt një konflikti global
Bota

Paralajmërimi: SHBA-të po shtyjnë europianët drejt një konflikti global

by mirseda
18:42 | 14/03/2026
0

Fiona Hill ngre dyshime për vendimin për të lehtësuar sanksionet ndaj naftës ruse Fiona Hill, ish-drejtoreshë për...

Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar

Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar

18:32 | 14/03/2026
Irani nis sulme të reja ndaj Izraelit, qytetarëve u kërkohet të futen në strehimore

Irani nis sulme të reja ndaj Izraelit, qytetarëve u kërkohet të futen në strehimore

18:21 | 14/03/2026
Mbi 3 mijë të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme

Mbi 3 mijë të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme

18:11 | 14/03/2026
‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara

‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara

17:47 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com