Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rama, ideatori dhe ekzekutori i kapjes së shtetit në Shqipëri

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Rama, ideatori dhe ekzekutori i kapjes së shtetit në Shqipëri

Nga Bujar Leskaj (panorama.al)

Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim  dhe Integritet (SELDI, https://seldi.net/ about/history) është një iniciativë rajonale e shoqërisë civile kundër korrupsionit dhe për qeverisjen e mirë, e krijuar në vitin 2012. Që nga viti 2021, SELDI mbulon 14 vende nga Evropa Juglindore dhe Deti i Zi, përmes më shumë se 30 organizatave partnere të shoqërisë civile.

SELDI kontribuon në një shoqëri civile dinamike në rajon, e aftë të marrë pjesë në debatin publik dhe të ndikojë në politikën dhe procesin e vendimmarrjes në fushën e antikorrupsionit dhe qeverisjes së mirë. Nisma rrit ndërgjegjësimin e publikut dhe mbron politikat reformiste përmes Raporteve Rajonale Antikorrupsion dhe Forumeve të Qeverisjes së Mirë dhe Politikave Antikorrupsion.

Raporti Rajonal Antikorrupsion 2020 i SELDI-t(https://seldi.net/publications/ western-balkans-2020-state-capture-risksand-policy-reforms/), i publikuar ditët e fundit, paraqet Diagnostikimet inovative të Vlerësimit të Kapjes së Shtetit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit dhe ekonomisë së fshehur(ekonomia informale) për rajonin.

Instrumentet e monitorimit të SELDI-t ofrojnë të dhëna në lidhje me ndryshimet në përhapjen aktuale të dy llojeve të korrupsionit – korrupsioni administrativ (ryshfeti), i cili prek individët dhe bizneset, dhe kapja e shtetit (korrupsioni i madh) që ndikon në funksionimin e institucioneve demokratike dhe vendimmarrjen e qeverisë.

Në lidhje me këtë të fundit, zbatimi i instrumentit të SELDI-t “Diagnostikimi i Kapjes se Shtetit (SCAD)” në Ballkanin Perëndimor ka zbuluar se ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme të kapjes së shtetit, veçanërisht në Shqipëri (https://seldi.net/wpcontent/uploads/2021/04/ SELDI_Regional_Anticorruption_Report_2020.pdf, fq. 7 e Raportit)

Gjetjet e SCAD tregojnë praninë e mundësuesve të fortë të kapjes se shtetit, siç janë organizatat publike joefektive, të cilave u mungon integriteti, paanshmëria dhe protokollet e fuqishme antikorrupsion. Ato dëshmojnë gjithashtu simptoma aktuale të presionit të kapjes së shtetit nga biznesi, d.m.th. monopolizimi që ndodh në nivelin kombëtar, sektorial ose institucional. Presioni i monopolizimit është më i larti në Shqipëri (shiko Grafikun më poshtë).

SCAD është krijuar për të matur të dyja rezultatet: efektet e kapjes së shtetit dhe vetë procesin e kapjes. Matja arrihet përmes një sërë treguesish sasiorë, bazuar në vlerësimet e ekspertëve.

Modeli SCAD përmban dy komponentë kryesorë:

• presionin e kapjes së shtetit nga biznesi, i cili përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial ose institucional;

• mundësuesit e kapjes së shtetit, që përbëhen nga faktorë institucionalë në nivelin kombëtar.

SCAD modelon presionin e kapjes së shtetit nga biznesi në nivelin kombëtar, përmes indikatorëve që pasqyrojnë presionin e monopolizimit dhe joefektivitetin e ligjeve antimonopol.

Presioni i monopolizimit pasqyron pjesën e xhiros totale të ndërmarrjeve të një vendi, të përqendruar në sektorë ekonomikë, që gjykohet nga ekspertët se vuajnë nga monopoli Treguesi i joefektivitetit të ligjeve antimonopol pasqyron pjesën e ekspertëve të anketuar, të cilët besojnë se ligjet ekzistuese antimonopole në të gjithë sektorët ekonomikë ndihmojnë, në vend që të pengojnë, formimin e strukturave monopolistike, oligopoliste ose kartele në vend (llogaritet një mesatare e ponderuar për të gjithë sektorët)

Në nivelin sektorial, monitorohen tregues shtesë: përfaqësuesit e statusit të privilegjuar të një subjekti të caktuar biznesi, siç është nëse gëzon qasje të privilegjuar në prokurimin publik; prania e legjislacionit ose e ligjeve që rrisin pozicionin e saj në treg; statusi i tij i privilegjuar juridik që mund ta mbrojë atë nga ndjekja penale; ose marrja e tij e trajtimit preferencial në lidhje me subvencionet shtetërore. Nivele më të larta të presionit të kapjes së shtetit të biznesit tregojnë përgjithësisht se më shumë sektorë ekonomikë në Shqipëri janë të prekshëm nga kapja e shtetit. (Shiko Figurën 1).

Shqipëria renditet më keq në të gjashtë vendet e Ballkanit Juglindor, për nga shumica e faktorëve që mundësojnë kapjen e shtetit (joefektiviteti i politikave antikorrupsion, mungesa e integritetit, mungesa e paanësisë dhe zbatimi selektiv i njëanshëm pro interesave private).

Politikat antikorrupsion vlerësohen veçanërisht joefektive në institucionet publike të lidhura me ndërtimin në Shqipëri dhe në komunikimin celular, transportin dhe autoritetet e lidhura me bujqësinë. Energjia, doganat, autoritetet tatimore, privatizimi, kujdesi shëndetësor dhe farmaceutika, prokurimi dhe qeverisja lokale janë gjithashtu midis fushave që nxjerrin në pah joefektivitetin e lartë të politikave antikorrupsion në vend.

RAMA NË KUTINË 4 TË RAPORTIT SELDI

Në rastet konkrete më domethënëse të mundësuesve të kapjes së shtetit, të sjella nga Raporti Rajonal Antikorrupsion 2020, është Kutia 4 (https://seldi.net/wp-content/uploads/2021/04/SELDI_Regional_Anticorruption_Report_2020.pdf , fq. 27 e Raportit).

Kjo kuti përshkruan rastin e Rafinerisë ARMO në Shqipëri. “Kryeministri Edi Rama i ka dhënë ‘de facto’ 50 milione euro pronarit të rafinerisë së naftës ARMO, përmes taksave të papaguara. Në të vërtetë, doli se këto para u mblodhën nga vetë Kryeministri, me rafinerinë që u përdor si fasadë. Këto para do të kishin paguar pagat e naftëtarëve shqiptarë, të cilët protestuan për mosmarrjen e pagave të tyre në nëntor 2017. Në atë vit, rafineritë e grupit të ARMO (Ballsh dhe Fier) nuk punuan për disa javë dhe kompanitë nuk paguanin kontribute të sigurimeve shoqërore për gati një vit, për të mos përmendur mosrespektimin e të drejtave të tjera të punëtorëve, të tilla si pagesa e orëve shtesë. 

Në vitin 2019, autoritetet tatimore zbuluan një listë të debitorëve më të mëdhenj, në krye të të cilave u duk se ishte rafineria e naftës ARMO, për shkak të një shume prej 67.7 milionë euro. Në fakt, rafineria e përpunimit të naftës në ARMO i është nënshtruar vazhdimisht keqmenaxhimit lidhur me mbikëqyrjen publike të dobët, që kur u privatizua në vitin 2008. Rafineria është marrë me qira nga një kompani misterioze, Trading Petrol and Drilling, duke mos paguar taksat e saj, derisa më në fund u braktis nga ajo kompani”.

Raporti i SELDI-t përfundon duke cilësuar se Shqipëria ka ligjet më pak efektive antimonopol, me vlerësimin 52 nga 100, e ndjekur nga Kosova me vlerësimin 26 nga 100.

Ky Raport është tregues i qartë i faktit që qeverisja e sektit Rama përfaqëson shtetin më të kapur në historinë e Shqipërisë.

Dukuria gërryese dhe kancerogjene e kapjes së shtetit është denoncuar nga raporte të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve, Indeksit Vjetor të Institutit të Bazelit, raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe, në mënyrë të veçantë nga “Transparency International” (TI) në raportin për vitin 2020 me titull “Ekzaminimi i Kapjes së Shtetit” (https://images.transparencycdn.org/images/ 2020_Report_ExaminingStateCapture_English.pdf).

Vetëm në mjekësinë publike, sekti Rama ka privatizuar gjashtë shërbime publike në vitet 2016-2018, duke krijuar detyrime në kohë për buxhetin e shtetit, për vlerën e 568 milionë eurove. Nëse bëhet një hetim mbi korrupsionin e nivelit të lartë, ushtrimi i ndikimit politik në procedimet gjyqësore dhe korrupsioni brenda gjyqësorit dhe prokurorisë zakonisht çojnë në dënime të buta ose në pushimin e çështjeve. Ligjet e bëra me porosi legalizojnë kapjen e Shtetit, duke vendosur rregulla që favorizojnë interesat private, në dëm të interesit publik. Të tilla ligje janë:

1. Ligji special për Teatrin,
2. Ligji për mediat audiovizive
3. Ligji për lojërat e fatit
4. Ligji për lotarinë kombëtare
5. Ligji për koncesionet dhe PPP-të
6. VKM e kthyer në ligj për autostradën Milot-Balldren
7. VKM e kthyer në ligj për kompaninë Air Albania.

Rastet e denoncuara nga SELDI dhe ligjet me porosi të denoncuara nga “Transparency International” vërtetojnë plotësisht aksiomën se ideatori dhe ekzekutori i kapjes së përbindshme të shtetit në Shqipëri është Edi Rama.

Tags: Bujar Leskajedi ramakapja e shtetit

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Tiranë / Qytetari kërcënon me hedhje nga lartësia tek "Muzeu Kombëtar"

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX

Tiranë / Merr fund ankthi në qendër të Tiranës, burri zbret nga skelat

Tiranë / Merr fund ankthi në qendër të Tiranës, burri zbret nga skelat

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com