Podiumi i Asamblesë së PS, i ka shërbyer kreut të qeverisë Edi Rama, të deklarojë ndryshime drastike në qeveri, duke larguar gati gjysmën e ministrave të kabinetit.
Sikundër është përfolur edhe më herët, pritej që emri i parë i larguar të ishte ai i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Rama, duke qëndruar në të njëjtën linjë shtoi se ministri për Turizmin dhe Mjedisin, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu e Shëndetësisë, do të kenë afat deri në qershor, për të përmbushur detyrat që u janë ngarkuar.