Studentët e universiteteve publike në kryeqytet vazhdojnë protestën e tyre në ditën e 11. Sot ata janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë, duke kërkuar përmbushjen e 8 kërkesave dhe refuzojnë dialogun me Kryeministrin Edi Rama.
Kjo farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, s’mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde Antidialog?https://t.co/fwwGyJYovi pic.twitter.com/3CwD6yV3U2
— Edi Rama (@ediramaal) December 15, 2018
Ndërsa, Edi Rama vazhdon të përsërisë thirrjen për dialog me studentët. Në rrjetet sociale, ai ka publikuar një fotografi nga protesta që zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë.
Sipas kreut të qeverisë, protesta e studentëve po mbahet peng nga disa persona, që sipas tij, bëjnë thirrje kundër dialogut të Kryeministrit me studentët.
“Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë!
Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë?Sidoqoftë farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur”.
Dialogu do zhbllokohet, Arsyeja do fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin?