Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deputeti, Taulant Balla dhe nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, inauguruan “Impiantin e përpunimit të mbetjeve dhe përpunimit të energjisë.”
Gjatë këtij takimi, Rama vlerësoi pozitivisht punën e bërë nga bashkëpunimi ndërmjet ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Financave.
Në këtë përurim nuk mungoi humori dhe batutat e Ramës ndaj ministrit me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës.
“Çfarë u tha dhe çfarë është bërë është me të vërtet jashtë parashikimeve. Ministri i Mjedisit dhe ai Financave, megjithëse është gjirokastrit, e zgjidhi deri në fund qesen, gjë që ju siguroj nuk është e lehtë”, tha Rama me humor.