Dy shpërthime me tritol kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në ‘vendin e tritolit’, pikërisht në Fushë Krujë.
Shpërthimet kanë ndodhur gjatë natës, njëri në garazhin e një ish-polici në lagjen “Punëtori” dhe tjetri në një mobileri në Nikël të Krujës.
Për rastin e parë, mësohet se tritoli ishte vendosur në garazhin në pronësi të shtetasit Ramazan Çenia, 58 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar një mjet tip Benz që ndodhej i parkuar, si dhe muret e pallatit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve.