Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Qeveria miraton ndryshimin e pagës minimale

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Qeveria miraton ndryshimin e pagës minimale

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme të saj ndryshimin e pagës minimale në 24,000 lekë. Pas tre vitesh, ky është ndryshimi i parë që i bëhet pagës minimale, e cila llogaritet aktualisht në 22,000 lekë. Caktimi i këtij niveli erdhi pas një diskutimi të gjatë mes qeverisë dhe palëve të interesit. Kundër nivelit të kësaj page janë vetëm sindikatat, përfaqësuesit e të cilave kanë kërkuar që paga minimale të rritet në nivelin 26,000 lekë.

Për herë të fundit, paga u rrit në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë nuk është indeksuar as me ndryshimin e çmimeve të konsumit. Shqipëria është ndër vendet me pagën më të ulët minimale në rajon (aktualisht në 157 euro). Për biznesin, ky është konsideruar si një avantazh për të tërhequr sipërmarrësit e huaj, veçanërisht, në fushën e prodhimit, duke qenë se konkurrenca në rajonin e Ballkanit është e fortë.

Por, ndryshimi i pagës minimale ka dy efekte. Nga njëra anë qëndron biznesi, të cilit do t’i rriten kostot e punës së biznesit. Vetëm për sigurimet shoqërore rritja do të ishte 334 lekë. Në kushte të tilla, biznesi mund të detyrohet që të shkurtojë vendet e punës ose të ulët investimet çka nuk do të ishte një lajm i mirë për ekonominë.

Në anën tjetër qëndron punëmarrësi, i cili do të kishte disa të ardhura më të larta. Drejtuesit e sindikatave argumentojnë se një pagë minimale më e lartë mbron kapitalin njerëzor nga shfrytëzimi i padrejtë dhe shton konsumin.

Por, këtë e kundërshtojnë bizneset, sipas të cilave kjo rritje nuk do të ndihet nga punëmarrësit, pasi kostot shtesë do të reflektohen te çmimet e ca më keq, mund të nxitet me dëshirë edhe informaliteti.

Kjo gjë e bën diskutimin specifik. Një pjesë e ekspertëve e marrin në konsideratë këtë fenomen e disa të tjerë jo. Institucionet financiare ndërkombëtare, veçanërisht Banka Botërore, thekson se informaliteti në tregun e punës është sa 48% e tregut në tërësi. Një argumentim, i cili vendoset përballë atij mbi rritjen e pagës minimale.

Rritja e pagave minimale, në terma realë, ka qenë shumë e ulët në periudhën midis viteve 2000–2015, me qëllim për të mos nxitur efekte negative në treguesin e punësimit. Punëdhënësit kanë përdorur mekanizma rregullues në vend të angazhimit për rritjen e kostos së punës.

Tags: BallkanitBanka BotëroremiratoiQeveria

TË LIDHURA

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn
Aktualitet

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së
Ekonomi

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor
Aktualitet

Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

11:04 | 07/04/2026
Next Post
Paqja afatgjatë në Ballkan kërkon rishikimin emergjent të kufijve në baza etnike

Paqja afatgjatë në Ballkan kërkon rishikimin emergjent të kufijve në baza etnike

Maqedoni, Zaev: Qeveria e re gjatë këtij muaji

Maqedoni, Zaev: Qeveria e re gjatë këtij muaji

Rama firmos lirimin e 6 prefektëve, i kandidon për deputetë

Rama firmos lirimin e 6 prefektëve, i kandidon për deputetë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin
Rajoni

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

by mirseda
11:39 | 07/04/2026
0

Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar se 47-vjeçari...

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

11:29 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

11:04 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com