Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Qeveria kërkon të kthehet në gjykatë, do të hapë zyrat për pajtimin e konflikteve kolektive

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Qeveria kërkon të kthehet në gjykatë, do të hapë zyrat për pajtimin e konflikteve kolektive

Në çdo qark, qeveria do të hapë zyrat e pajtimit, pranë Drejtorive Rajonale të Punësimit, të cilat do të funksionojnë për pajtimin e konflikteve kolektive. Vendimi për hapjen e zyrave është marrë nga Këshilli i Ministrave i cili ka miratuar “Procedurën e pajtimit dhe shpërblimin e anëtarëve të zyrave shtetërore të pajtimit”, i cili parashikon që pranë ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të hapet Zyra Kombëtare e Pajtimit.

Me hapjen e kësaj zyre nuk dimë se cili është qëllimi i vërtetë i qeverisë. A po kërkon qeveria të asistojë dhe të jetë një hap para se konfliktet masive me punonjësit të shkojnë në gjykatë, apo kërkon që të bëhet vetë gjykatës me kompetenca ligjore dhe të marrë vetë vendimet për punonjësit e pa kënaqur.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka miratuar këto pika:

Ministri përgjegjës për punën ose organi administrativ i autorizuar prej tij, në rastin e dështimit të ndërmjetësit, brenda tri ditëve, njofton zyrën e pajtimit.

Nëse palët, gjatë shqyrtimit të konfliktit në zyrën e pajtimit, pajtohen, hartohet një procesverbal, i cili, pasi nënshkruhet prej tyre, merr fuqinë e kontratës kolektive, e detyrueshme për t’u zbatuar nga këto palë.

Në mungesë të një pajtimi të drejtpërdrejtë të palëve, gjatë debateve në seancat e shqyrtimit, zyra e pajtimit propozon pajtimin e tyre.

Nëse njëra nga palët, pa arsye të justifikuara, nuk paraqitet në seancat e shqyrtimit të konfliktit, zyra e pajtimit, pasi dëgjon palën e pranishme dhe mbledh të dhëna të nevojshme, ka të drejtë të propozojë pajtimin.

Nëse ky propozim nuk mund të bëhet pa dëgjuar palën, që nuk është e pranishme, zyra e pajtimit ka të drejtë të vendosë për thirrjen e palëve në një seancë tjetër, brenda 10 (dhjetë) ditëve.

Kryetari i zyrës së pajtimit pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit në çdo qark ndihmohet nga specialisti përgjegjës për marrëdhëniet e punës dhe kryetari i Zyrës Kombëtare të Pajtimit ndihmohet nga specialisti përgjegjës për marrëdhëniet e punës në ministrinë përgjegjëse për punën, për analizën dhe administrimin e dosjes së konfliktit.

Nëse anëtari i zyrës së pajtimit ka konflikt interesi në shqyrtimin e konfliktit, anëtari nuk ka të drejtë të marrë pjesë në procedurën e pajtimit. Kushtet kur anëtari është në konflikt interesi përcaktohen në rregulloren e zyrës së pajtimit.

Anëtarët e zyrës së pajtimit votojnë për propozimin e pajtimit, i cili vendoset me shumicën e votave të anëtarëve pjesëmarrës dhe, në rast barazimi votash, vota e kryetarit është përcaktuese. Zyra e pajtimit del me një propozim të nënshkruar nga anëtarët dhe kryetari i zyrës së pajtimit.

Kryetari i zyrës së pajtimit njofton me shkrim palët për propozimin e pajtimit dhe u kërkon atyre që brenda 4 (katër) ditëve pune të deklarojnë, me shkrim, pranimin ose kundërshtimin e këtij propozimi.

Nëse palët e pranojnë dhe e nënshkruajnë propozimin e zyrës së pajtimit, ky propozim merr fuqinë e kontratës kolektive, e detyrueshme për t’u zbatuar nga palët. Në rast të kundërt, kryetari i zyrës së pajtimit deklaron me shkrim dështimin e pajtimit të palëve në konflikt dhe brenda 3 (tri) ditëve pune nga data e marrjes së përgjigjes njoftohet pala e interesuar.

Zyra e pajtimit pajiset me një regjistër protokolli dhe me vulën përkatëse.

Shpërblimi i anëtarëve të Zyrës Kombëtare të Pajtimit dhe zyrës së pajtimit pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit në çdo qark bëhet në bazë të legjislacionit në fuqi.

Shpenzimet për shpërblimin e anëtarëve të zyrave shtetërore të pajtimit mbulohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Vendimi nr.741, datë 6.11.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e pajtimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të zyrave shtetërore të pajtimit”, shfuqizohet.

Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Tags: kolektivekonfliktepajtimQeveriazyra

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë
Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar
Aktualitet

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.
Aktualitet

“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.

20:49 | 22/12/2025
Next Post
Skënder Gjinushi: Ja sa deputetë do të marrin, PD, PS dhe LSI

Skënder Gjinushi: Ja sa deputetë do të marrin, PD, PS dhe LSI

FOTO/ Dashuria e nënës te kafshët

FOTO/ Dashuria e nënës te kafshët

Ambasadori i SHBA-ve fyen kryeministrin dhe gazetën serbe. I quan plehëra !

Ambasadori i SHBA-ve fyen kryeministrin dhe gazetën serbe. I quan plehëra !







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com