pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetHoliganbetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişCratosroyalbetcasibom girişjojobetgrandpashabet girişkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Qeveria italiane akuzohet për ‘vrasjen’ e refugjatëve

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Italia ka hedhur poshtë kritikat se po ndjek politika të ashpra ndaj imigracionit, pas protestave para Ministrisë së Brendshme italiane me thirrjet se autoritetet italiane janë përgjegjëse për vdekjen e refugjatëve në det. Roma nuk lejon organizata joqeveritare, apo anije të shoqatave humanitare të zbarkojnë refugjatë në portet e saj. Siç njofton korrespondenti Henry Ridgewell, shifrat e sapo-publikuara tregojnë se politikat e reja italiane kanë rezultuar në uljen e numrit të refugjatëve të mbërritur në Itali, ndërkohë që Spanja është bërë destinacioni numër një për imigrantët që futen në territorin e Bashkimit Evropian.

Protestuesit u mblodhën të mërkurën para Ministrisë së Brendshme në Romë, duke përdorur bojë të kuqe për të ilustruar akuzat e tyre se qeveria italiane i kishte duart e lyera me gjakun e refugjatëve të vdekur.

Protestat lidhen me gjetjen në det të hapur të një anijeje të shkatërruar refugjatësh, nga një shoqatë humanitare spanjolle në ujërat e Libisë. Në anijen e shkatërruar ishin trupat pa jetë të një gruaje dhe një fëmijë; një grua tjetër u shpëtua gjallë. Shoqatat akuzojnë rojen bregdetare libiane se i kishte braktisur refugjatët:

“Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e pengimit të punës së shoqatave humanitare për të shpëtuar jetë në Mesdhe. Ky është rezultati,” thotë Oscar Caps, drejtor i shoqatës “Proactiva Open Arms”.

Qeveria italiane, një koalicion mes partisë së ekstremitë të djathtë Liga e Veriut dhe lëvizjes populiste Pesë Yjet, ka bllokuar qasjen e anijeve humanitare në portet italiane.

Në fillim të javës Italia u imponoi pesë vendeve të tjera evropiane të strehonin 450 imigrantë të shpëtuar në det, pasi Roma nuk pranoi fillimisht t’i lejonte të zbarkonin në porte italiane. Ministri i brendshëm italian shkruante në Twitter: Qeverisja koherente dhe pa-kompromis jep rezultat”.

“Unë synoj t’i shpëtoj të gjithë. T’i shëroj të gjithë. T’i ushqej të gjithë. Por nuk dua të lejoj që të gjithë të vijnë në Itali,” tha Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.

Shifrat e publikuara nga agjencia e BE-së për Kufijtë, Frontex, tregojnë se tre mijë refugjatë përdorën korridorin detar drejt Italisë dhe Maltës muajin e kaluar, ose 87% më pak se në qershor 2017.

“Shifrat kishin rënë shumë edhe nën qeverinë e mëparshme si rezultat i disa marrëveshjeve mes Italisë dhe Libisë. Në fakt numri i refugjatëve që mbërrinin në Itali kishte rënë shumë. Tani politika që ndalon zbarkimin e refugjatëve nga anije të organizatave humanitare po e thellon këtë rënie. Për më tepër, ka rezultuar në një fitore të fortë politike për Ligën e Veriut, sidomos nga fakti që disa vende të tjera evropiane po detyrohen të pranojnë refugjatët që mbërrijnë në Itali,” thotë Luigi Scazzieri i Qendrës për Reforma Evropiane.

Kombet e Bashkuara thonë se një në shtatë refugjatë që është përpjekur të kalojë Mesdheun është mbytur që kur Italia mbylli portet për anijet humanitare. Ky qëndrim i prerë ka ulur numrin e refugjatëve, por me një kosto të lartë fatale. BE-ja po përpiqet të gjejë një zgjidhje, thotë zoti Scazzieri.

“Idetë që po diskutohen aktualisht janë aplikimet për azil jashtë territorit të BE-së, forcimi i rolit të Frontex-it, si dhe ndarja e barrës mes anëtarëve të BE. Ndërkohë që vazhdojnë diskutimet, vazhdon edhe paqartësia mbi ndikimin e politikave italiane”.

Spanja tani ia ka kaluar Italisë si vendi që pranoi numrin më të madh të refigjatëve në qershor me 6400 vetë. Por nuk ka gjasa që Spanja të bëhet një destinacion kryesor.

“Që Spanja të bëhet destinacion kryesor, refugjatët duhet të nisen nga Maroku, por ky nuk është një shtet thuajse i dështuar si Libia,” thotë zoti Scazzieri.

Në total numri i imigrantëve të paligjshëm që u futën në BE në gjysmën e parë të 2018-tës arriti në mbi 60 mijë vetë, duke shënuar një rënie prej afro 50% krahasuar me numrin e regjistruar një vit më parë.

Tags: akuzohetitalianeQeveriarefugjatëvevrasjen

TË LIDHURA

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

22:31 | 15/06/2026
Aktualitet

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup, reagon Sofja

18:35 | 15/06/2026
Bota

Sulmohet cisterna pranë brigjeve të Jemenit, nuk dihet nëse ka të lënduar

18:20 | 15/06/2026
Next Post

Benzema ‘del vetë në skenë’, gazetarit: Gënjeshtar, ndërro profesion

Abortet/Dëshira për të pasur djalë vret 100 milionë femra çdo vit

Rama për ZDF: Po jetojmë "mallkimin e Ballkanit"







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

“Misioni i jetës sime”/ Netanyahu: Sa të jem kryeministër, Irani s’do ketë armë bërthamore

by mirseda
22:31 | 15/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thyer heshtjen pas njoftimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për përfundimin...

Ish-kandidati i Kurtit në protestë kundër Ramës, krah Arlind Qorit

22:28 | 15/06/2026

Kuq e Zi! Atmosferë magjike nga protesta e qytetarëve, flamujt kombëtarë marshojnë në Bulevard

22:06 | 15/06/2026

Botërori 2026/ Zhbllokohet sfida, topi në rrjetën e Courtis! Egjipti ndëshkon Belgjikën

22:04 | 15/06/2026

Protestë në Librazhd/ Banorët e Dardhës pa ujë, rrëzojnë rrethimin e një HEC-i

21:22 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com