gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Qeveria e re në Kosovë/ Isa Mustafa jep mesazhin e radhës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria e re në Kosovë/ Isa Mustafa jep mesazhin e radhës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i lumtur që Gjykata Kushtetuese ka konfirmoi kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit, për dhënien e mandatit Avdullah Hotit, për krijimin e qeverisë së re. Në një koment në Facebook, Mustafa thotë se është e vështirë marrja e përgjegjësive në kohë pandemie.

Për të, është një përpjekje legjitime për të stabilizuar rrjedhat politike dhe ekonomike me veprime demokratike. Ai shprehet i bindur se Gjykata Kushtetuese ia mbajti anën Kushtetutës, jo Presidentit dhe jo interesit të asnjë subjekti politik. Por interesit të popullit, të mbështetur në aktin më të lartë juridik.

Statusi

Të nderuar qytetarë
Po e presim Aktgjykimin e kompletuar të Gjykatës Kushtetuese, për ta aktivizuar kërkesën e deputetëve të koalicionit, në krye me LDK-në, për thirrjen e Seancës së Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re. Jo se nuk e kemi të qartë Aktgjykimin, por se jemi të interesuar të respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha procedurat demokratike.
Që nga mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë, LDK është deklaruar e gatshme ta krijojë një shumicë parlamentare për një qeveri të re, me kusht që të shterren të gjitha procedurat kushtetuese. Si parti e dytë, me një deputet më pak se VV, ia kemi propozuar për dekretim Presidentit të vendit kandidatin tonë, z. Hoti, të bindur se e gjithë procedura ka qenë kushtetuese dhe se zgjedhja e një qeverie të re është në interes të vendit.
Jam lumtur që Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim të argumentuar mbi frymën dhe shkronjat e Kushtetutës tonë por edhe të zgjidhjeve komparative kushtetuese nga vendet e tjera, konfirmoi kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit, rrjedhimisht se veprimi i LDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së dhe subjekteve joshumicë parlamentare ishte në harmoni me hapësirën që ofron Kushtetuta. Pra, me hapësirën demokrtike të një vendi me demokraci parlamentare.

Jam i bidur se me këtë përgjegjësi, LDK dhe partnerët e koalicionit do ta qeverisin Kosovën, me respektim të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit, të interesave madhore të vendit dhe të çdo qytetari, pavarësisht bindjeve të tij partiake, fetare apo përkatësisë etnike. Marrja e përgjegjësive në këtë kohë të Pandemisë, të krizës ekonomike si pasojë e Covid-19, të krizës së marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik, SHBA dhe BE, nuk është e lehtë për LDK-në dhe as për Qeverinë e ardhshme. Është një sakrificë për vendin. Një përpjekje legjitime për të stabilizuar rrjedhat politike dhe ekonomike me veprime demokratike.

Besoj fuqishëm se Gjykata Kushtetuese ia mbajti anën Kushtetutës, jo Presidentit dhe jo interesit të asnjë subjekti politik. Por interesit të popullit, të mbështetur në aktin më të lartë juridik. Në ballafaqimin me sfidat që na presin, të gjithë ne do të fitojmë nëse i tejkalojmë mosdurimet dhe dallimet, gjithnjë duke e kultivuar dhe respektuar relacionin pozitë-opozitë. Duke respektuar ndarjen e pushtetit dhe institucionet e pavarura. Duhet të arrijmë përfundimin e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke, me ndërmjetësim të fuqishëm të SHBA-së dhe BE-së, anëtarësimin në OKB dhe në NATO, njohjen nga vendet e BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, liberalizimin e vizave dhe ecjen drejt anëtarësimit në BE. Këto synime legjitime nuk duhet të jenë vetëm partiake, por të të gjithë neve, si qytetarë të Kosovës.
Kjo më shtyn të besoj se qeveria e ardhshme duhet të përkrahet gjerësisht dhe se kësaj qeverie duhet ti kërkohet në mënyrë të vazhdueshe përgjegjësi. Kjo duhet të jetë qeveri që kryen punë konkrete, që u ik veprimeve e kauzave populliste. Qeveri që nuk shpall dhe nuk krijon armiq, por që ndërton ura të brendshme dhe të jashtme bashkëpunimi. IM

Tags: avdulla hotiIsa MustafaKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
27 vite nga bombardimet e NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron gjenocidin
Rajoni

27 vite nga bombardimet e NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron gjenocidin

11:19 | 24/03/2026
Nis gjyqi për tragjedinë e Tempit në Greqia, por ndërpritet nga tensionet në sallë
Rajoni

Nis gjyqi për tragjedinë e Tempit në Greqia, por ndërpritet nga tensionet në sallë

19:12 | 23/03/2026
Next Post
Vijat e kuqe të një shteti që mbron historinë e tij

Vijat e kuqe të një shteti që mbron historinë e tij

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, ndërron jetë 1 person

Gjendet trupi i 35-vjeçarit që u mbyt në lumin Buna

Gjendet trupi i 35-vjeçarit që u mbyt në lumin Buna







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Konflikti SHBA-Izrael kundër Iranit: Marina Britanike udhëheq forcën për hapjen e Hormuzit
Bota

Konflikti SHBA-Izrael kundër Iranit: Marina Britanike udhëheq forcën për hapjen e Hormuzit

by mirseda
21:37 | 24/03/2026
0

Marina Mbretërore do të udhëheqë një iniciativë ndërkombëtare për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Raportimi u bë...

Sulmi më i madh ajror: Rusia lëshon 948 dronë drejt Ukrainës

Sulmi më i madh ajror: Rusia lëshon 948 dronë drejt Ukrainës

21:27 | 24/03/2026
“E fituam luftën”, Trump: Irani kërkon me dëshpërim marrëveshje

“E fituam luftën”, Trump: Irani kërkon me dëshpërim marrëveshje

21:06 | 24/03/2026
Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët

Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët

20:52 | 24/03/2026
Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

20:39 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com