Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Qeveria e Kosovës tërhiqet nga reciprociteti me Serbinë

5 vjet ago
in Aktualitet, Rajoni
Skandaloze/ Belgjika nuk ndryshon qëndrim, në dokumente shkruan “Kosovo-Serbia”

Qeveria e Kosovës ka vendosur që për momentin të mos e zbatojë reciprocitetin me Serbinë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shpegoi se pse nuk do të vendoset kjo masë ndaj shtetit fqinj.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bëri të ditur sot se nuk ka dashur që të vendosë menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.

Këto deklarata, Hajdari i bëri gjatë konferencës rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe partnerët e saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës.

Hajdari tha se si ministre, qëllimi është që të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të zgjidhë problemet, pavarësisht se Serbia po bën gjithçka që të pengojë vendin tonë. Sipas saj, Kosova nuk është e përfaqësuar mirë në nismat rajonale, prandaj kërkoi edhe mbështetjen e odave të pranishme në këtë konferencë.

Duke prekur temën e reciprocitetit, Hajdari u shpreh se nuk ka dashur që të ndërmarrë menjëherë këtë veprim, duke shprehur gatishmërinë që problemet të zgjidhen në tryezë përmes mekanizmave të duhur.

“Kosova nuk është e përfaqësuar mirë (në iniciativa rajonale), Kosova shpeshherë ka sfida duke ditur që kemi një shtet fqinj që gjithmonë pengon nënshkrimi i Republikës së Kosovës. Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore. Nuk kam dashur që të sjell menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”.

Hajdari deklaroi se bashkëpunimi ekonomik është qëllim i të gjitha vendeve të rajonit prandaj shtoi se inicimi i këtij bashkëpunimi në disa fusha si turizmi do të ishte pikënisje e mirë.

Po ashtu, ajo kërkoi bashkëpunimin e odave në mënyrë që problemet që janë në terren të eliminohen sa më shpejtë.

“Bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit është qëllimi i të gjitha vendeve të tjera të rajonit andaj si pikënisje do të ishte inicimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme duke filluar nga Alpet dhe nga deti që e përmendi z. Skënder Krasniqi. Pse mos të lidhim alpet tona, të rajonit tonë, pse mos të shfrytëzojmë mundësitë tona dhe detin për depërtimin e mallrave tona. Pse mos të mos krijojmë ofertën tonë si vend turistik në Ballkanin Perëndimor, ose më mirë të themi në Evropën Juglindore. Ne kemi shumë sfida të tjera që ndoshta vendet tona nuk e kane qëllimin të ndodhin këto , por ndoshta në terren këto dikush bën ndonjë gabim dhe është mirë që sa më shumë të jemi në komunikim dhe t’i adresojmë këto probleme që ndodhin në terren”, vijoi Hajdari.

Ministrja e Tregtisë deklaroi se sikurse çdo vend që është detyruar të marrë masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga pandemia COVID-19, edhe Kosova ka vepruar njëjtë dhe efektet e saj janë ndjerë në të gjitha fushat.

Ajo tha se qeveria është e përkushtuar që t’ju përgjigjet të gjitha këtyre sfidave përmes disa parimeve dhe ligjeve që do të garantojnë mirëfunksionimin e shëtit.

“Vlen të cekët se shumë statistika që kam, lexuar në disa raporte kemi shumë humbje të mëdha si vend dhe si rajon duke filluar nga sektori i turizmit dhe sektorë të tjerë industrialë. Ne në përgjigje të këtyre të gjithë sfidave si qeveri e re jemi shumë të përkushtuar se përpos sfidave që kemi trashëguar në sistemi dhe me situatën COVID-19 të sjellim sa më shumë që me përkushtimin tonë disa parime dhe ligje që janë të nevojshme për mirëfunksionimin e shtetit tonë”, Hajdari.

Në fund, ministrja Hajdari falënderoi të gjithë odat dhe partnerët rajonalë në këtë konference për mbështetjen që po i japin përmes sugjerimeve për të nxitur bashkëpunimin rajonal.

Për shkak të mospranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në nëntorin e vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nga qeveria pasuese, e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, 2020 taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë, gjë që nxiti kundërshtim në Serbi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkim Evropian. Heqja e kësaj mase ishte vendimi i parë i pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hotit, i cili e hoqi reciprocitetin më 6 qershor, gjë që mundësoi rinisjen e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që ka nisur më 2011 janë arritur një sërë marrëveshjesh, duke filluar nga lëvizja e lirë e njerëzve e mallrave deri te njohja e targave të automjeteve.

Kompanitë e Kosovës jo rrallë herë kanë pasur vështirësi që të transportojnë mallrat e tyre në Serbi, për shkak se autoritetet ose nuk ua kanë njohur targat e makinave, por edhe kanë pasur probleme me njohjen e dokumentacionit të mallrave, ku figuron termi “Republika e Kosovës” si dhe vulat e lëshuara nga Kosova.

Qeverisë Kurti 2 i është bërë thirrje nga Bashkimi Evropian që procesi i dialogut me Serbinë të vazhdojë pa vonesa dhe pa pengesa.

Tags: kosovaRECIPROCITETIserbi

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës
Aktualitet

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Dyshohet abuzim ndaj të miturës/ 12-vjeçarja mbeti shtatzënë, gjyshi kërkon drejtësi
Aktualitet

Dyshohet abuzim ndaj të miturës/ 12-vjeçarja mbeti shtatzënë, gjyshi kërkon drejtësi

16:57 | 05/01/2026
Next Post
Përtej euforisë së një proteste

Arti në komunizëm dhe një mesazh i gabuar për Biennalen

Ekzekutimi që tronditi Elbasanin, rrëfehet i shoqëruari nga policia

Ekzekutimi që tronditi Elbasanin, rrëfehet i shoqëruari nga policia

Gonxhe: Më 31 maj rihapet kolaudimi

Gonxhe: Më 31 maj rihapet kolaudimi







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com