Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Qepni gojën dhe do t’ia hidhni”, lirimi i ish-kryebashkiakut të PS nga qelia, deputeti demokrat ‘zbërthen’ mesazhin që Vangjush Dako i dërgoi Ramës

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është shprehur se lirimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako nga qelia nuk erdhi për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, por për shkak se zbatoi, sipas tij, kodin e heshtjes.

Deklarata e Luçiano Boçit:

Lirimi i Vangjush Dakos, bosit të mafies, betonizuesit të Durrësit dhe serial-killerit të zgjedhjeve në këtë qark, është shenja e radhës se në Shqipëri nuk ka ligj, por drejtësi me porosi.

Partia Demokratike e ka vënë e para alarmin e keqpërdorimit e Spakut dhe gjykatave te drejtësisë se re si vegla të verbëta në duart e partisë së krimit dhe do të jetë e fundit që do të heshtë përballë kapjes së sistemit të drejtësisë nga Edi Rama.

Konvaleshenca e Dakos nga suita e paraburgimit, e ngritur posaçërisht për të dhe zyrtarët e tjerë socialistë, në kushtet e shtëpisë, është sinjali që Edi Rama u dërgon bashkëpunëtorëve: me pak harxhe, dhe po të po ti përmbahet kodit të Omertas, dmth; te qepni gojën, do t’ia hidhni!

Dako nuk u lirua se e lejoi tejkalimi i procedurave, por sepse zbatoi ligjin e Omerta-s, të heshtjes, së Edi Ramës.

Dako nuk u akuzua për krimet e tij të rënda që rëndonin mbi të si betonizimi i Durrësit dhe krimi monstruoz elektoral të mirëdokumentuar, por për shtesë kati dhe ‘shpërdorim detyre’.

Ai nuk u dërgua në shtëpi se nuk ka prova, por se ai e dha provën e besnikërisë ndaj partisë dhe Edit.

Besnikëria, e cila bazohet mbi parimin: lejojeni drejtësinë e re tone të bëjë sikur po na godet, që nëpërmjet saj të godasim kundërshtarët politikë dhe të jemi në pushtet sa të duam vetë.

Vangjush Dako është fytyra e pushtetit që Edi Rama ka ndërtuar në Shqipëri që në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Ai nuk mund të dënohet sepse është mik i Ramës, bashkëpunëtor i tij, por mbi të gjitha në bashkëfajësi dhe bashkëdijeni me të.

Edi Rama nuk lejon ta dënojnë Gjushin.

Ai, disa muaj në paraburgim, si në kohën e etërve komunistë, ia konsideron si ‘kuadro në qarkullim’.

Ndërkohë që kreu i vjedhjes së zgjedhjeve dhe betonizimit të Dyrrahut antik dërgohet në shtëpi, lideri i opozitës Sali Berisha, pa asnjë akuzë, pa asnjë provë, mbahet në izolim.

Shtyrja e seancës së djeshme për masën e Sali Berishës, me pretekstin se ishte e zënë me seancë tjetër, nga gjyqtarja me dy identitete Gjoka-Maneku, dhe nguti për të liruar Dakon, tregon se gjyqtarët e Ramës, as nuk fshihen më në animin e tyre të qartë politik.

Njerëz të tillë do të bien bashkë me padronin e tyre. Betejë pa kthim! Mosbindje civile! O sot o kurrë! është përgjigja jonë.

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Dyshohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim, arrestohet ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër

Rama në konferencën me Zelensky-n: I gjithë kombi shqiptar mbështet Ukrainën

E rëndë në Shkodër, gjendet i pajetë 55-vjeçari në banesën e tij, zbardhen dyshimet e para







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com