Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Qeniet njerëzore nuk janë numra, madje as patëllxhanë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Qeniet njerëzore nuk janë numra, madje as patëllxhanë

Nga: Vincenzo Vitale “Opinione.it”

Dikush mund të pyesë pse kam vendosur këtë titull në dukje të çuditshëm? Sepse duke dëgjuar virologë të ndryshëm që flasin mbi pandeminë në televizione, dhe duke lexuar mendimin e tyre të shprehur në gazeta, kjo më bën të mendoj se ata hipotetizojnë – pa e thënë haptas – se qeniet njerëzore në thelb janë thjesht numra apo nëse doni patëllxhanë, domate, apo perime të tjera të ngjashme.

Dhe kjo sepse në mënyrë absurde disa prej tyre, të ftuar për të komentuar mbi vdekjet e regjistruara pas vaksinimeve, thonë se në fund të fundit50 ose 100 vdekje krahasuar me rreth 5 milion të vaksinuar deri më tani në Itali janë pak, pasi sipas raportit kosto-përfitim përfaqësojnë një përqindje të papërfillshme.

Prandaj të vazhdojmë me shpejtësi me shpërndarjen e vaksinave!Me sa duket, ky arsyetim mund të jetë i mirë për shifrat, për patëllxhanët, specat dhe perimet e tjera. Për këto të fundit është e drejtë të thuhet për shembull se nëse për të shpëtuar 100 speca, duhen sakrifikuar 10 ose 20 të tjerë.

Ndërkohë, për qeniet njerëzore, gjë që e kuptojnë edhe fëmijët, ky lloj arsyetimi nuk  mund të bëhet kurrë, për arsyen e thjeshtë se çon në shndërrimin e njerëzve në objekte si gjithë të tjerat,ndoshta me një vlerë më të veçantë. Por gjithmonë objekte dhe që trajtohen si të tilla.

Gjëja shumë e çuditshme dhe madje mbresëlënëse ka të bëjë me faktin se edhe të tjerët – gazetarë, politikanë, analistë-që thirren nëpër studio për të diskutuar me këta shkencëtarë shumë të rafinuar (në mendim), nuk e kanë stigmatizuar këtë lloj analize, që i konsideron vdekjet e njerëzve si kosto dhe të vaksinuarit si përfitim.

Duke heshtur, ata po mbështesin idenë absurde që njerëzit mund të shndërrohen në një mall të çfarëdollojshëm, dhe nëse ka vdekje që vijnë nga vaksinat, ne nuk mund të ndalemi por duhet të vazhdojmë më tej.

Më vjen keq ta them, por këta shkencëtarë që pohojnë gjëra kaq të rënda pa vetëdijen e përgjegjësisë që marrin mbi vete në këtë mënyrë, nuk e meritojnë as emërtimin shkencëtarë. Ata nuk janë njerëz të shkencës, pasi për të qenë të tillë, ata nuk mund të heshtin, sikurse po ndodh, ndërgjegjen e tyre.

Emanuel Kant thoshte me të drejtë dikur se ajo që ka një çmim nuk ka dinjitet, ndërsa ajo që ka dinjitet nuk ka çmim. Kjo do të thotë që qeniet njerëzore, të pajisura me dinjitetin e tyre, nuk kanë një çmim, dhe se duke mos pasur një të tillë, ato nuk mund të vlerësohen sipas logjikës së marrëdhënies kosto-përfitim.

Atëherë, çfarë duhet të thonë këta shkencëtarë përballë këtyre vdekjeve? Duke përdorur përulësinë që i përshtatet njeriut të shkencës, ata duhet thjesht që të thonë të vërtetën. Pra se nuk mund të bëjnë dot asgjë për këtë që ka ndodhur, se janë të tronditur, dhe premtojnë të përmirësojnë terapinë duke reduktuar efektet anësore negative që mund të ndodhin në të ardhmen.

Kjo është e gjitha. Në vend të kësaj, ata fillojnë të bëjnë propagandë, me synimin e qartë nxitjen e popullatës që t’i nënshtrohet gjithsesi vaksinimit, ndërsa të vdekurit cilësohen si një kosto që duhet paguar në këtë proces, një kosto sa e bezdisshme, po aq edhe e parëndësishme për ta.

Këta zotërinj duhet të shtojnë më pas se testimi i vaksinave tek njerëzit-pra faza e katërt – nuk u çua kurrë deri në fund dhe këtë mund ta kenë kuptuar tashmë të gjithë. Pasi kjo gjë kërkon rreth 2 vjet kohë, ndërsa vaksinat u bënë gati për vetëm disa muaj.

Edhe kjo e vërtetë mbahet e fshehur, nga frika se njerëzit nuk do të vaksinohen:aq sa propaganda – në stilin sovjetik apo atë të Koresë së Veriut – duket se ka zënë vendin e informacionit serioz dhe të ndershëm në Itali. Por a nuk kanë ndopak turp për këtë që po bëjnë?

Burimi i lajmit: http://opinione.it/editoriali/2021/03/16/vincenzo-vitale_esseri-umani-numeri-melanzane-virologi-costi-ricavi-vaccini-morti-scienziati

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: njerëzopinionpatellxhane

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
E fundit / Ndërpritet ndeshja në Durrës, thyhen rregullat anti-Cov*d

E fundit / Ndërpritet ndeshja në Durrës, thyhen rregullat anti-Cov*d

Një rrëfim i ri i Malit të Zi

Jeta me D-në e madhe

Kina merr vendim/ Ja cilët persona të vaksinuar do lejohen që të hyjnë në vend

Kina merr vendim/ Ja cilët persona të vaksinuar do lejohen që të hyjnë në vend







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

by mirseda
17:54 | 12/02/2026
0

Dhoma e Avokatisë Vlorë, përmes një deklarate publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë,...

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

17:17 | 12/02/2026
U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

16:43 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com