Në portin e Igumenicës policia greke ka sekuestruar 6 kg heroinë e cila ishte fshehur në një automjet luksoz.
Në automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class, që drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako alumini dhe karboni që përmbanin 6 kg 80 gram heroinë. Policia i ka vënë prangat drejtuesit 38-vjeçar.
Mësohet se droga u zbulua nga qeni i policisë “Lesi”. Mjeti do të hipte në traget për të udhëtuar nga Igumenica për në Itali.