Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Qendrat e kontrollit teknik të makinave të mbyllura, Drejtoria e Transportit: S’do ketë gjobë

6 vjet ago
in Të Gjitha

Kontrolli teknik i automjeteve vazhdon të jetë i mbyllur, për shkak të pandemisë të koronavirusit. Por nëse data e kontrollit teknik të automjeteve ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi i SGS-së ka qenë i mbyllur për shkak të emergjencave, qytetarët janë të detyruar të qarkullojnë pa bërë kolaudimin dhe nuk do të gjobiten.

“Për kontrollin teknik të mjetit, qytetarët duhet të interesohen te subjekti SGS. Nëse data juaj e kontrollit teknik ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi ka qenë i mbyllur (13 Mars e tutje), mund të vijoni me qarkullimin e mjetit derisa të rinisë plotësisht shërbimin SGS e ku do orientoheni për orarin tuaj dhe datën e re të kontrollit teknik. Për sa kohë shërbimi është i mbyllur për kontrollin teknik, nuk do ketë gjobë të kontrollit teknik vjetor”, informoi për kontrollin teknik të mjeteve Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Kontrolli teknik i makinave kryhet nga subjekti privat SGS dhe në faqen zyrtare të kompanisë prej datës 16 mars është njoftuar se për shkak të masave të rrepta të detyrueshme dhe vendimeve të marra nga autoritetet në situatën e përhapjes së COVID-19, qytetarët nuk mund të qarkullojnë me mjete në rrugë, pra nuk mund të vijnë në qendrat e kontrollit.

“Deri në një njoftim të dytë, qendrat e kontrollit teknik do të jenë të mbyllura. Duke dërguar mesazh email në adresën [email protected], do të merrni një mesazh përgjigje të menjëhershme me informacionet më të përditësuara mbi operimin e qendrave të kontrollit”, sqaron kompania SGS.

Por qytetarët të cilët i drejtohen kompanisë për shërbim, për shkak të përfundimit të afatit të kontrollit vjetor, pas datës të nxjerrjes të njoftimit nga SGS ju komunikohet automatikisht elektronikisht se kontrolli teknik do të vazhdojë të mos operojë deri në një njoftim të dytë.

Si do të paguhen taksat e makinave

Nga ana tjetër më herët Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor sqaroi për qytetarët se taksat për makinat deri në një njoftim të dytë do të paguhen online, nëpërmjet platformës e-Albania.

Me ndryshimet ligjore se taksat nuk paguhen në afat aplikohet një kamatvonesë (0,06% për ditë vonese), por jo gjobë. “Për të lehtësuar pagesën e qytetarëve, përveç portalit e-albania ku taksa paguhet online, hapëm sportelet me rezervim për NSHRAK dhe Durrës, ndërsa për degët rajonale nuk ka nevojë për rezervim”, sqaroi Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Te të dyja sportelet sipas drejtorisë të Transportit shërbimi nuk ofrohet pa kryer më parë rezervimin online. Ndërsa në rrethe shërbimi ofrohet nga degët rajonale si:Fier, Elbasan, Dibër, Sarandë, Vlorë, Berat, Korçë, Shkodër, Laç dhe Kukës. Në rrethe shërbimi nuk ka nevojë për rezervim. Shërbimi për qytetarët dhe bizneset ofrohet nga e hëna deri të shtunën, në fashën e orareve 07:00 deri në 12:30.

Sipas kësaj drejtorie taksat mund të paguhen dhe përmes bankës duke plotësuar formularin dhe duke marrë faturën e taksës te ne: https://www.dpshtrr.al/covid-19/pagesa-taksave-vjetore /Burimi: Monitor

 

Tags: Kontrolli teknik i automjetevekoronavirustaksa e makinave

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Aksident në Fushë-Prezë, makina dëmtohet rëndë nga përplasja e fortë

E fejuara e ka të ndaluar ta takojë, ja ç’ka ndodhur me Boris Johnson

"Jemi pranë rrezikut të një vale të dytë koronavirusi”, presidenti kinez jep paralajmërimin e fortë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com