Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Qarqet që u përfshinë nga zjarret 24 orët e fundit

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Temperaturat e larta;  Dibër, digjen 2 ha me shkurre e pisha, dëme edhe në Laç

Shqipëria vijon të digjet nga zjarret dhe situata tashmë është serioze, me dhjetëra hektarë pyje dhe shkurre janë djegur në mbarë vendin. Përgjatë 24 orëve të fundit ka patur 10 vatra zjarri, me dëme materiale.

Qarku Shkodër

Në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në kasollen pranë banesës së shtetasit P.F. Shërbimi vendor i MZSH Shkodër, dërgoi në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë të cilët kanë punuar rreth 1 orë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sasi e madhe bari dhe u shpëtua banesa dhe bagëtitë që ndodheshin pranë.

Në fshatin Potgor, Njësia Administrative Qendër, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një siperfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Berat

Në fshatin Malas Breg, Njësia Administrative Kutalli, bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Berat, dërgoi në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse, 17 efektivë së bashku me disa banorë të zonës, punonjës të Inspektoriatit Pyjor si dhe 30 forca ushtarake për të shuar vatrat e zjarrit, të cilët kanë mbërritur nga reparti i Poshnjes. Pas një pune të gjatë nga të gjithë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 28 ha me shkurre dhe ferra, dhe 5000 rrënjë ullinj të rinj.

Në fshatin Radësh, Njësia Administrative Qendër të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Skrapar ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët kanë  punuar dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 15 ha shkurre dhe ferra.

Në fshatin Vokopolë, Njësia Administrative Tërpan të bashkisë Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Poliçan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 2 ha shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan

Në fshatin Bishqem Fushë, Njësia Administrative Pajovë, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishtë. Shërbimi vendor i MZSH Peqin, dërgoi në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel, të cilët kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynyn me shkurre, ferra dhe 3 rrënjë ullinj shekullor.

Në fshatin Hajdaraj të Bashkisë Elbasan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurra dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Elbasan ka dërguar në vendngjarje 1 automjet dhe 3 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 1 dynym me shkurre dhe 30 rrënjë ullinj.

Qarku Vlorë

Në fshatin Zvërnec, Njësia Administrative Qendër, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Qarku Durrës

Pranë llixhave “Bilaj”, në fshatin Bubq, Njësia Administrative Fushë Krujë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një fabrike. Shërbimi vendor i MZSH Krujë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit me shpejtësi pa i dhënë mundësi të kalonte tek fabrika ngjitur. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.

Qarku Fier

Në fshatin Zharrës të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe në një gropë pusi nafte, ku rrezikohej direkt pusi i naftës 365. Shërbimi vendor i MZSH Patos dërgoi 1 mjet dhe 9 efektivë, së bashku me një mjet zjarrfikës të kompanisë së naftës Albpetrol dhe 6 efektivë. Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë forcat zjarrfikëse arritën që të shuanin zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre dhe ferra. U shpëtua pusi i naftës nr. 365. Nuk pati të lënduar.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Tags: 24 oretDemematerialeQarkuzjarre

TË LIDHURA

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”
Aktualitet

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”

11:36 | 26/06/2025
Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë
Aktualitet

Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë

11:27 | 26/06/2025
Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar
Kryesore

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar

10:58 | 26/06/2025
Next Post
Qeveria e re e Kosovës duhet të kalojë këto pesë sfida

Qeveria e re e Kosovës duhet të kalojë këto pesë sfida

Mësuesit e rinj, datat dhe çfarë duhet për provimin e licencës

Mësuesit e rinj, datat dhe çfarë duhet për provimin e licencës

Gruevski: Shqiptarët do ta mësojnë se kush është Zaevi, maqedonasit e dinë

Gruevski: Shqiptarët do ta mësojnë se kush është Zaevi, maqedonasit e dinë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…
Bota

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

by mirseda
12:21 | 26/06/2025
0

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit,...

Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza

Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza

12:18 | 26/06/2025
Kontradiktat, Ministria e Jashtme e Iranit refuzon të konfirmojë takimin me SHBA-në

Kontradiktat, Ministria e Jashtme e Iranit refuzon të konfirmojë takimin me SHBA-në

12:16 | 26/06/2025
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

11:56 | 26/06/2025
Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

11:53 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com