Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pushteti që po shkel me këmbë Shkozën dhe opozita e humbur

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pushteti që po shkel me këmbë Shkozën dhe opozita e humbur

Ajo që i ndodhi Edi Palokës mund t’i ndodhë kujtdo. Gjithandej gjenden qytetarë nervozë që mund të fyejnë apo shajnë deputetë apo politikanë të çdo niveli. Është risku i profesionit. Por mënyra si reagoi Paloka nuk i ndodh gjithkujt. Ajo tregoi se opozita nuk e kupton përse ka dalë në opozitë.

Kur gjendesh para një reagimi publik kundër teje si politikan, duhet të bësh kujdes të kuptosh zemërimin. Drama e qytetarëve që po ngelen pa shtëpi në Shkozë, është fundi i një shprese për t’i mbijetuar rrumpallës së kryeqytetit shqiptar të tranzicionit.

Ata njerëz janë jo vetëm fatkeq, por dhe të ndëshkuar nga politika, pasi falë saj, ata u lejuan të ndërtojnë shtëpi, në gjurmët e një unaze, që është projektuar qysh në kohë të komunizmit si e tillë.

Kur ata hodhën themelet, shkoi dikush para zgjedhjeve dhe u tha, vazhdoni. Pastaj kur hodhën çatitë, erdhën zgjedhjet e tjera dhe u thanë vazhdoni. Pastaj herë pas here, pas çdo palë zgjedhjesh, u thanë “rrini të qetë”, se nuk jua prishim. Me siguri diçka të tillë, u kanë thënë dhe socialistët në zgjedhjet e fundit.

Por e vërteta është se Unaza e Madhe, është vepër publike e cila duhet bërë dhe ata njerëz nuk duhen gënjyer dhe as duhet lejuar të gënjehen dhe më tej. Ata duhen strehuar!

Edi Paloka u bë nervoz , pasi nuk e kupton, se si mund ta shajë një qytetar, ndërkohë që ky shkon ti shprehë “solidaritetin” dhe mbështetjen e Lulit. Për faktin se këtu politika është bërë teatër, duke luajtur me njëri-tjetrin, politikanët mendojnë se dhe qytetarët janë bërë budallenj dhe e besojnë këtë teatër.

Reagimi ndaj Palokës, tregon se qytetarët kanë kujtesë dhe dinë ta kuptojnë se çfarë u ka ndodhur. Problemi i tyre është se duan një zgjidhje për vete dhe jo një zgjidhje për Palokën dhe Bashën për të ardhur në pushtet.

Ndaj ai reagim nuk duhet marrë si reagim kundër PD-së, as kundër opozitës, biles as vetë kundër Palokës, edhe pse ai u bë objekt sulmi. Është një sinjal që shoqëria e kupton teatrin e politikës dhe nuk ia hedh dot.

Nuk ia hedh dot të miratosh një ligj për plehrat dje, e sot të dalësh të thuash nuk e lejojmë, njësoj siç kupton që kur ishe në pushtet e ke miratuar këtë projekt, e tani bën sikur të dhimbsen qytetarët. Është një sinjal, se askush nuk e beson teatrin e politikës që luhet para kamerave.

Nga ana tjetër është dhe vetë një dramë për Partinë Demokratike, përfaqësuesen zyrtare të së djathtës në Shqipëri, që në mungesë të identitetit dhe një kauze të saj, i ngjitet nga pas çdo hallexhiu dhe problematike sociale të kryeqytetit, ngaqë s’kanë asnjë ide.

Janë pak a shumë si ata punëtorët që dalin në mëngjes tek “Partizani i panjohur”, me shpresë se do vijë dikush t’i marrë në makinë për t’u dhënë një punë. Karikatura e sotme e opozitës në Shkozë ishte po kaq dëshpëruese. Ngjanin si opozitarë të papunë, që nuk i merrte askush në punë për të tillë.

Por drama e atyre qytetarëve nuk ka lidhje me dramën e opozitës. Ata rrezikojnë shumë në jetën e tyre. Bashkia ka premtuar qira për një vit dhe kredi për strehim. Ndoshta dhe më shumë mund të bëhet, duke futur dorën në xhep dhe qeveria, pasi faji i tyre i vetëm, është se kanë menduar se do t’i mbijetojnë rrumpallës politike të Tiranës.

Përtej kësaj, ata duhet të jetojnë dhe të strehohen si gjithë të tjerët, edhe pse po paguajnë një çmim të rëndë të papërgjegjësisë politike në vend. Njësoj si ata, e paguanin në vitet 2000 banorët dhe ndërtuesit buzë Lanës ata të Parkut “Rinia” , pastaj ata të Komunës së Parisit etj.

Tirana e vitit 2017 është zhvendosur nga qendra në drejtim të Shkozës, dhe këtë duhet ta pranojmë si gjënë e mirë që po ndodh. Gjëja e vetme e keqe është teatri me ata njerëz. Që për fat ata nuk i gënjen dot. (TemA)

Tags: e humburkembeopozitapushtetishkelShkozën

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Maqedonasit “bëhen” bullgarë, liria s’ka çmim

Maqedonasit “bëhen” bullgarë, liria s’ka çmim

Sony Xperia XZ1 arrin me softuerin Android 8.0

Sony Xperia XZ1 arrin me softuerin Android 8.0

Shtypi i ditës, 21 shtator 2017

Shtypi i ditës, 21 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com