Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka folur për mënyrën se si do të zhvillohen pushimet verore në këtë periudhë ku koronavirusi ka pushtuar botën.
Sipas shefes së KE-së, pushuesit europianë duhet të jenë optimistë se mund të bëjnë disa ditë pushime verore.
Von Der Leyen deklaroi për mediat portugese se pushimet mund të bëhen realitet, por sipas saj duhen gjetur disa zgjidhje të mençura.
“Do mundohemi të gjejmë zgjidhje të mençura për këto pushime. Ndoshta do të jenë pak ndryshe, me më shumë masa higjiene apo distancimi social, por unë jam optimiste se do të gjejmë alternativa”, u shpreh Ursula von der Leyen.
Kujtojmë se një javë më parë Presidentja kishte tjetër mendim.
Ajo iu tha miliona qytetarëve të botës që shpresonin për pushime në Europë, të mos bënin asnjë plan për këtë verë.