Vdekja e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shkaktuar shumë zhurmë në median shqiptare. Për policinë vdekja e tij ishte vetëvrasje ndërsa opozita dhe persona të tjerë thonë se ishte një vrasje për shkak të punës që bënte.
Ministri Xhafaj deklaroi dje se vetëvrasje e tij ishte e dhimshme për familjarët dhe miqtë. Ndërkohë sot, një punonjës i gardës ka nxjerrë blof ministrin Fatmir Xhafa.
Deklarimi i punonjësit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha. Punonjësi i gardës thotë së se shoferi nuk u vetëvra, por e ekzekutuan.
“Të gjithë e dinë se ai djalë dinte çdo gjë për Xhafen dhe Don Agaçion si kundër nuk dihet shkaku se pse Ministri se fundi ishte ftohur me të. Gardistë më thonë se mbrëmjen pas debatit të ashpër sherrit dhe zënies tek aktiviteti i fundit qe ka patur me ministrin, për të cilin ne garde e dinë shumë persona”, shkruan punonjësi.
Ai shton se shoferi e ka kërcënuar ministrin në zemërim e sipër, gjë që solli edhe ekzekutimin e tij mafioz.
Berisha e cilëson vrasjen e shoferit të ministrit Xhafaj si një vrasje shtetërore. Ndërsa kryeministri Rama nxitoi ta shpallë vetëvrasje ekzekutimin e shoferit, duke ‘larë duart’ nga kjo ngjarje.
Sakaq, 31-vjeçari Shkëlzen Qordja është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së dielës.
Krye, Krye, Kryeprokuror Edvin Rama lan duart nga Korça si Pilati!
Vrasja brenda ne Garde e shoferit te familjes mafioze Xhafaj, eshte realizuar nga dy vrases dhe eshte vrasje shteterore! sb
“Pershendetj doktor nxitimi i kryeministrit per te shpallur vetvrasje egzekutimin mafjoze te shofert te Ministrit Xhafa esht deshmi e vendosmerise se tyre per fshehur me çdo kusht krimin e rend qe u krye brenda gardes ndaj nje punonjesi te gardes.Ketu ne garde te gjithe jemi shume te tronditur.Te gjithe e dine se ai djale dinte çdo gje per Xhafen dhe Don Agaçion sikunder uk dihet shkaku se pse Ministri se fundi ishte ftohur me te.Gardiste me thone se mbremjen pas debatit te ashper sherrit dhe zenjes tek aktiviteti i fundit qe ka patur me ministrin, per te cilin ne garde e dine shume persona shoferi i i zemruar
ne shoqerin e nje shoku ka shkuar ne nje nga lokalet ne Tr kuthuhet qe ai ka folur me shume sec duhet, me pas i jane bashkuar edhe persona te tjere. Do te gjej lokalin ku ai ka qendruar dhe kush e ka shoqeruar pas bisedave sepse nuk dine te ma thone.Ketu ne garde informacionet jane ne duart e nje grupi te ngushte..”