Kur duhen edhe 2 orë për të startuar sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, tifozët janë afruar në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”, bie në sy një interesim i madh nga ana e tyre.
Janë krijuar radhë të gjata për të siguruar një biletë nga tifozët, pasi punohet vetëm me një sportel shitjesh dhe kjo ka krijuar kaos dhe shtyrje të shumta. Duke pasur parasysh interesin e madh të tifozëve për këtë ndeshje, organizatorët sërish kanë zgjedhur të punojnë me një sportel dhe kjo krijon pakënaqësi në radhët e sportdashësve.
Vihen re edhe forca të shumta sigurie rreth dhe në ambientet e stadiumit, po ashtu tifozët që do të futen në stadium do ti nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm.