Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Punë me kimet!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Edmond Tupja

“Punë me kimet”, ky është shembulli me të cilin “Fjalori i gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006) ilustron kuptimin e fjalës “kimet”, që vjen nga arabishtja dhe hyri në shqipe përmes turqishtes, kësaj gjuhe të pushtuesve osmanë të vendit tonë për pesë shekuj radhazi. Pra, “punë me kimet” do të thotë “punë me vlerë, me dobi”. Njëkohësisht, në gjuhën shqipe kemi trashëguar edhe emrat “Kimet” e “Kimete”, që pa pikë dyshimi kanë për qëllim të karakterizojnë dikë – burrë apo grua – të vleftshëm, të dobishëm për një familje apo grup njerëzish, ndoshta – pse jo? – edhe për një vend apo shtet, madje – pse jo? – edhe të fuqishëm.

Nga ana tjetër, i njëjti fjalor na mëson se në shqipe ekziston edhe fjala “kimë” me kuptimin “mish i grirë me qepë të skuqura, me salcë e me piper” duke shtuar si shembull togfjalëshin “kimë me vezë”, ndërkohë që “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, me autor Kolec Topallin, na informon se në shqipe kjo fjalë, pra “kimë”, ekziston e përdoret edhe pa “ë” në fund, kështu që mund të shkruajmë “kim me vezë”.

Ajo çka më ka habitur që prej muajit janar 2020 në atdheun tonë të çudirave kryesisht, sidomos e veçanërisht politike, është se Shkëlqesia e Saj Zonja Ambasadoreshë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës quhet pikërisht Yuri Kim, aq më tepër që nuk e kam ende të qartë përse sa herë përmendet Mbiemri i Saj në mediet tona, mua më kujtohet gjella jonë kombëtare me emri kim(ë)! Shpresoj që dikush do ta vërë patjetër zonjën Ambasadoreshë në dijeni të kësaj rastësie me qëllim që, me këtë rast, ajo të shijojë gjellën shqiptare me emër turk, por, pa diskutim, me shije shqiptare; rrjedhimisht, do të dëshiroja dhe uroja me gjithë shpirt që ky nder t’i takonte Edi Ramës, kryeministrit tonë të përjetshëm që ta vërë Shkëlqesinë e Saj Kim në dijeni për sa më sipër duke e ftuar Atë, sa për ilustrim, në lokalin lukzoz me emrin “Kim me Vezë si në Parajsë” ku një kuzhiniere e famshme – ish-bashkëshortja e ish-kolegut dhe mikut tim Françesk Armadhi – gatuan një kim me vezë shqiptarisht dhe openballkanisht të papërsëritshme.

Duhet pranuar botërisht se, historikisht, pushtetarët tanë bujarisht mikpritës e kanë mësuar dhe stërvitur popullin tonë t’i adhurojë përfaqësuesit e superfuqive (Dikur të Bashkimit Sovjetik, mandej të Kinës Popullore dhe këto 30 vitet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës), kështu që me të ardhur Shkëlqesia e Saj Zonja Yuri Kim në Republikën e Lumturuar të Shqipërisë, populli ynë mikpritës deri në vetmohim i fali Asaj zemrën e tij duke e pagëzuar Atë me emrin e bukur, madje të madhërishëm, Kimete! “Përse pikërisht me këtë emër?” – mund të pyesni ju, o lexuese dhe lexues të mallëngjyer të kësaj rubrike proverbialisht proamerikane. Thjesht fare! Sepse, populli ynë ia di kimetin Kimetes së tij të zemrës! Sepse, pushtetarët shqiptarë, në udhëheqjen e ndershme, sentimentale, të painteres e vetmohuese të Edi Ramës, kryeministrit tonë të përjetshëm, i janë bërë e vazhdojnë t’i bëhen urë çdo qeverie të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, t’u binden këtyre me dashuri, përkushtim e entuziazëm të pafund sepse ky aleat i madhërishëm ka qenë, është dhe do të jetë për ata një dhuratë madhështore e Perëndisë!

Sidoqoftë, zonja e nderuar Kim, që me siguri e parapëlqen kimën me vezë ndaj tërë gjellëve të tjera shqiptare, ballkanasve dhe europiane, është familjarizuar aq shumë me pushtetarët tanë, në veçanti pas zgjedhjeve të 25 prillit, saqë, me gjasë, do t’i ketë pëlqyer tmerrësisht kur mësoi se shumica dërrmuese (apo e dërrmuar?) e shqiptarëve, përfshirë edhe Namik Arvoglin, rektorin e Universitetit Trapologjik të Bërrakës, i njohur si proamerikani më i flaktë ndër akademikët tanë, e konsiderojnë Atë si “First Lady of Albania”! Të mrekullueshëm janë edhe ata zëra që qarkullojnë ëmbëlsisht në kryeqytetin tonë, sipas të cilëve Zonja Ambasadoreshë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të dalë në pension, do të kërkojë me një krenari këmbëngulëse të marrë shtetësinë shqiptare dhe të banojë në Surrel si krahu i djathtë e i majtë njëherazi i Edi Ramës, kryeministrit tonë të përjetshëm, në mënyrë që, të paktën një herë në javë, bashkëshortja e këtij të fundit t’u gatuajë një kimë shqiptaro-amerikane me vezë trumcaku, merluci ose struci aq të shijshme, saqë t’i lëpijnë duart që nga gishtërinjtë deri te bërrylat, madje edhe më tej, deri te sqetullat!

Nga ana tjetër, shprehja egoiste e popullit tonë “O Mete, për vete!”, në gojën altruiste të kryeministrit tonë të përjetshëm, i cili e ka dhe e mban Kimeten me kimetin më të jashtëzakonshëm, mund të shndërrohet si vijon: “O Kimete, për mua dhe për vete!”, ndoshta kjo edhe për inat të Ilir Metës, që mbase rrezikon të ketë fatin e Sali Berishës të shpallur tashmë persona non grata në SHBA.

Së fundi, por jo më së paku, ka fort të ngjarë që grupi polifonik “Gjergj Arianiti Mallakastër”, t’i thurë një këngë hyjnizuese Shkëlqesisë së Saj Yuri Kim, Ambasadoreshë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Lumturuar të Shqipërisë, një këngë natyrisht nën drejtimin e të famshmit Guri Rrokaj, veçse në stilin rock-and-roll ose, më saktë, rock-and-gur!

 

Tags: Edmond Tupjafjalori i gjuhes shqipe

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Plakja e vendit, deficiti i skemës së pensioneve u thellua me 23% në 6-mujor

Plakja e vendit, deficiti i skemës së pensioneve u thellua me 23% në 6-mujor

Rikthehet i nxehti përvëlues, temperatura në 39°C

Rikthehet i nxehti përvëlues, temperatura në 39°C

"Serbët doni ju? Mbajini ku*vat!"/ Gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com