Bashkia e Pukës ka apeluar ndaj të gjithë qytetarëve sot, dhe në veçanti prindërve, të këshillojnë fëmijët e tyre që të mos hipin në sipërfaqen e ngrirë të liqenit, pasi është mjaft e rrezikshme.
Rritja e temperaturave rrezikon çarjen e sipërfaqes të akullit, duke sjellë pasoja të rënda për jetën e qytetarëve.