Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse zgjedhjet amerikane të mesit të mandatit kanë rëndësi për botën

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Shtatë ngjarjet kryesore të politikës së jashtme në vitin 2018

Nga Andrew Hammond “Gulf News”/ Votimet e hershme në zgjedhjet e mesit të mandatit, tregojnë se shumë votues janë jashtëzakonisht të angazhuar, me disa shtete që i afrohen niveleve të pjesëmarrjes me vitet e zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë, nuk është vetëm publiku në SHBA, ai që e ndjek nga afër këtë proces.

Popullatat në mbarë globin janë duke i parë me interes të madh zgjedhjet e mesit të mandatit, duke pasur parasysh dallimet kyçe të politikave midis demokratëve dhe republikanëve, dhe shumëçka që është në lojë, me kontrollin e Kongresit që mund të ndryshojë krah.

Një pjesë e arsyes për këtë interes global, është se këto lloj zgjedhjesh po perceptohen më shumë si një referendum për 2 vitet e para të presidencës Trump, dhe rezultatet mund të japin

një sinjal të hershëm nëse presidenti do të rizgjidhet apo jo në vitin 2020.

Megjithatë, një faktor më i madh që nxit interesin e huaj, është përparësia e lartë e çështjeve ndërkombëtare në fushatë. Merrni shembullin e të ashtuquajturit “karvan migrues” të mijëra njerëzve, që janë nisur nga Hondurasi disa javë më parë, dhe për të cilat Trump ka akuzuar si përgjegjës demokratët, dhe që tashmë ndodhen rreth 1600 km larg nga kufiri Meksikë-SHBA.

I vetëdijshëm se çështjet e migracionit janë mjaft të ndjeshme për shumicën e mbështetësve

të tij republikanë, presidenti Trump e ka përdorur vazhdimisht këtë çështje për të aktivizuar bazën e tij elektorale, duke u zotuar të ndalë karvanin që të hyjë në SHBA, përmes dërgimit në kufi të ushtrisë.

Një çështje tjetër ndërkombëtare, që formëson fushatën është rritja e tensioneve SHBA-Kinë, në fushën e tregtisë dhe sigurisë. Muajin e kaluar, Trump deklaroi me bujë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por pa ofruar ndonjë dëshmi konkrete, se Pekini kishte punuar për të ndërhyrë në zgjedhjet e mesit të mandatit, me synim dëmtimin e republikanëve, për shkak të pakënaqësisë që ka me qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë ndaj gjigantit aziatik.

Kjo nënvizon faktin, se Trump e fitoi Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016 me platformën “Amerika e Para”. Këtu, ai nuk është i angazhuar vetëm në atë që mund të shndërrohet në një luftë tregtare me Kinën, por ka rënë gjithashtu dakord kohët e fundit për një rinegocim të Marrëveshje së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), e cila po riemërohet si Marrëveshja SHBA-Meksiko-Kanada pas përfshirjes së SHBA-së në Partneritetin e Trans-Paqësorit, me aleatë të shumtë aziatikë.

Dominimi i madh i çështjeve ndërkombëtare në fushatën e zgjedhjeve të mesit të mandatit të këtij viti, është vazhdimësi e një modeli të ngjashëm me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, të cilat u fituan nga Trump. Qendra Kërkimore Pew, konstatoi atë vit se 34 për qind e popullsisë besonte se politika e jashtme, ishte sfida më e madhe me të cilën përballej Amerika.

Ndërkohë, “vetëm” 23 për qind përmendën problemet e brendshme, veçanërisht ato ekonomike.

Kjo ndjeshmëri e lartë ndaj politikës së jashtme, në krahasim me çështjet ekonomike dhe më

të gjera në shtëpi, është e pazakontë në dekadat e fundit të historisë politike amerikane.

Në fakt, ajo i ngjan më shumë 25 viteve të para të Luftës së Ftohtë, 1948-1972, kur çështjet ndërkombëtare të sigurisë dominonin shqetësimet e votuesve amerikanë përgjatë fushatave zgjedhore. Ndërkaq, që nga fillimi i viteve 1970, çështjet ekonomike dhe të tjera të brendshme, kanë prirjen të jenë përparësia më madhore e elektoratit.

Për shembull, në vitin 2011, një vit përpara presidencialeve të vitit 2012, rreth 55 për qind e shtetasve amerikanë përmendën shqetësimet ekonomike, si faktorin më të rëndësishëm për vendin. Në një kohë që vetëm 6 për qind përmendën politikën e jashtme ose çështje të tjera ndërkombëtare.

Gjithsesi, ndonëse politikat e jashtme dhe të sigurisë, janë rikthyer në krye të vëmendjes së elektoratit amerikan, të paktën përkohësisht, ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet 2 dekadave të para të Luftës së Ftohtë. Kjo periudhë më e hershme, u karakterizua nga një konsensus relativ i politikës amerikane, dhe një bashkëpunim i përhapur dypartiak mbi çështjet e huaja dhe ato

të sigurisë.

Megjithatë sot, politika e jashtme është një temë shumë më polarizuese politikisht midis demokratëve dhe republikanëve. Sigurisht, konsensusi i hershëm i Luftës së Ftohtë mund të hiperbolizohet. Megjithatë, kishte një shkallë e konsiderueshme e marrëveshjeve dypalëshe mbi çështjet e jashtme. Deri kur konsensusi u prish në fund të viteve 1960, si pasojë e debatit mbi Luftën e Vietnamit, dhe shembjes së konceptit të komunizmit monolit, në dritën e ndarjes kinezo-sovjetike.

Vitet e fundit, nuk është shfaqur një konsensus i qartë i politikës së jashtme dhe sigurisë. Për shembull, shumë republikanë dhe demokratë ndryshojnë shumë në mënyrën se si e shohin fuqinë dhe qëndrimin e SHBA-së në skenën ndërkombëtare; mbi shkallën në të cilën vendi duhet të jetë unilateral; në qëndrimet e tyre ndaj fushatës kundër terrorizmit dhe metodave me të cilat po luftohet ai; dhe mbi atë se cilat duhet të jenë prioritetet kryesore të politikës së jashtme.

Duke penguar ndonjë zhvillim ekonomik potencialisht tronditës, siç është kolapsi i tregut të aksioneve në Uoll Strit, ka të ngjarë që shpërndarja relativisht e lartë e çështjeve ndërkombëtare, të mbetet një nga vektorët kryesorë të këtyre zgjedhjeve. Dhe ndarjet partiake mbi këto tema, do të përforcojnë ritmet e larta të polarizimit politik në elektoratin amerikan.

Ndarjet partizane, kanë penguar krijimin e një konsensusi të politikës së jashtme vitet e fundit, dhe hendeku ndërmjet republikanëve dhe demokratëve mbi këto çështje, vetëm sa mund të jetë zgjeruar gjatë fushatës së fundit, të cilat mund të përcaktojnë fatin e presidencës së Trump.

Shënim: Andrew Hammond është bashkëpunëtor në LSE IDEAS në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: amerikanëbotënrëndësitë mandatittë mesitZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet
Aktualitet

Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet

17:52 | 28/11/2025
I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet  63-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

I dënuar për a*mëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet 63-vjeçari në Elbasan

17:39 | 28/11/2025
Kapshticë: Radhët po normalizohen, palët punojnë me kapacitet të plotë
Aktualitet

Kapshticë: Radhët po normalizohen, palët punojnë me kapacitet të plotë

17:03 | 28/11/2025
Next Post
Asnjë incident gjatë zgjedhjeve në Amerikë

Asnjë incident gjatë zgjedhjeve në Amerikë

Icardi i prish ‘festën’ Barcelonës, Tottenham mbetet në garë falë Kane

Icardi i prish ‘festën’ Barcelonës, Tottenham mbetet në garë falë Kane

Bilanc negativ/Atentat i tipit mafioz në Durrës

Bilanc negativ/Atentat i tipit mafioz në Durrës







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi
Bota

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

by mirseda
21:54 | 28/11/2025
0

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi festuan Ditën e Pavarësisë. Të veshur kuqezi dhe me simbolet kombëtare,...

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

21:06 | 28/11/2025
Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com