Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pse të rinjtë dhe të talentuarit po largohen nga Ballkani Perëndimor

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Pse të rinjtë dhe të talentuarit po largohen nga Ballkani Perëndimor

Në vend që vendet e punës të zihen nga njerëzit më të talentuar, postet më të çmuara në administratë, ndahen mbi bazën e një sistemi patronazhi. Horizonti mendor i të rinjve në rajon është zgjeruar, dhe ata kërkojnë mundësi për të shfaqur dhe realizuar potencialin e tyre të plotë. Humbja e aftësive të atyre që largohen, e privon rajonin nga faktorët më të rëndësishëm për transformimin ekonomik dhe demokratik.

Ankesa ka boll, por jo ide. Çështjet që duhet të zgjidhen, janë qartazi të njohura. Ato kanë të bëjnë me trajtimin e deficiteve të mëdha në qeverisjen e duhur, dhe nivelet e larta të korrupsionit. Dhe kjo është saktësisht se si “të brendshmit” – ata që janë në pushtet – priren ta preferojnë situatën.

Tek e fundit, ata përfitojnë shpesh personalisht nga gjendja aktuale. Mendimi se është vetë këmbëngulja e tyre për të ruajtur një strukturë antidemokratike dhe të korruptuar të pushtetit, ajo që e zvogëlon të ardhmen e vendeve të tyre dhe nxit largimin e të talentuarve (dhe që nuk kanë lidhjet e duhura), është i pakundërshtueshëm.

Kufizimi i të rinjve?

Në vend se të pastrojnë pragun e tyre, një mundësi e diskutueshme është të kufizojnë lëvizshmërinë e njerëzve më të talentuar. Megjithatë, jashtë rindërtimit të strukturave totalitare, kjo është thjesht (dhe fatmirësisht) e pamundur në botën e sotme.

Prova më bindëse vjen në formën e një eksperimenti hipotetik: Imagjinoni sikur lëvizja e tyre të mund të kufizohet. Edhe atëherë, Ballkani Perëndimor nuk do të bëhej më i kualifikuar. Nëse njerëzit ndalohen të largohen, ata njerëz nuk mund të përfitojnë aftësitë shtesë, për të cilat kanë nevojë për të çuar përpara ekonominë e vendeve të tyre.

Përveç kësaj, horizontet mendore të të rinjve janë zgjeruar, dhe këta të fundit janë tashmë të etur të kërkojnë mundësitë reja për të shfaqur dhe realizuar potencialin e tyre të plotë. Mungesa e mundësive në shtëpi, është ajo që i nxit ata të largohen. Studimet sugjerojnë se sa më i varfër të jetë një vend, aq më e madhe është përqindja e shpikësve që nxiten të emigrojnë jashtë vendit.

Një studim i kohëve të fundit i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, sugjeron se përqindja e patentave të paraqitura nga emigrantët është 98 për qind në rastin e Shqipërisë, 75 për qind për Bosnje Hercegovinën, dhe 71 për qind për Serbinë.

Rrjedhja e trurit si një mundësi

Nga kjo perspektivë, ikja e trurit mund të shihet si një mundësi për Ballkanin Perëndimor. Në një perspektivë të tillë, emigrantët e aftë shihen si një investim, që do të rieksportohet në një periudhë afatgjatë në vendin e origjinës me aftësi dhe njohuri të reja.

Sidoqoftë, në vend që të ankohen me trishtim për ikjen e trurit, këto janë nisma për rifitimin e trurit që janë gjithnjë e më të domosdoshme. Hapësirat e krijuara për emigrantët e kualifikuar, mund të kenë një rëndësi realisht transformuese për zhvillimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor.

Mjerisht, ky është një debat i ende jo shumë i zhvilluar në rajon. Prandaj emigracioni nuk duhet të perceptohet si një problem për qeveritë në Ballkanin Perëndimor. Ato duhet ta shohin atë më shumë si një mundësi – dhe një nxitje (për të reformuar qeveritë e tyre, strukturat politike, si dhe ato ekonomike).

Për më tepër, duke pasur parasysh normat e larta të papunësisë, dhe mungesën e kapaciteteve vendase për të absorbuar fuqinë punëtore në rritje, këta udhëheqës politikë nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër, përveçse t’i jenë mirënjohës emigracionit.

E vërteta është se sa këta udhëheqës po e shohin këtë çështje me cinizëm. Ata e dinë shumë mirë se përse u pëlqejnë largimet e njerëzve të arsimuar. Për ta, kjo ofron përfitimin e reduktimit të rrezikut të opozitës politike në vend përmes eksportimit jashtë të kërkesës për transparencë dhe llogaridhënie.

Emigracioni si një mbrojtje politike

Me fjalë të tjera, një shpërngulje e tillë është çelësi për t’i mbajtur gjërat pikërisht kështu siç janë aktualisht. Më e keqja nga të gjitha, është ngadalësimi i konkurrencës në sektorin publik, sektori më i madh i punësimit në të gjitha vendet e rajonit. Në vend që vendet e punës të zihen nga njerëzit më të talentuar – atyre që mund ta çojnë përpara vendin – ato ndahen në bazë të patronazhit.

Për rrjedhojë, nuk është më i kualifikuari, por ai që ka më shumë lidhje që i zë ato vende pune. Në një periudhë afatgjatë, humbja e aftësive është duke e privuar rajonin nga faktorët më të rëndësishëm për transformimin socio-ekonomik dhe demokratik.

Një zgjidhje me dy hapa

Duke pasur parasysh situatën aktuale, dhe që të arrihet një përparim domethënës, qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të përqendrohen në:

  1. Forcimin e institucioneve dhe politikave ekonomike, për të krijuar mjedisin që i inkurajon njerëzit të qëndrojnë në vendet e tyre
  2. Nxitja e rikthimit të emigrantëve në vend, duke tërhequr punëtorë të kualifikuar.

Kjo është mënyra e vetme, me anë të së cilës mund të shmanget rreziku i qartë dhe i pranishëm i emigracionit, dhe konvergjenca e ngadaltë e të ardhurave, të cilat përforcojnë reciprokisht njëra-tjetrën.

(Valbona Zeneli, “The Globalist”)

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: emigracioniikinkufizimi i te rinjvepse largohenrrjedhja e trurittë rinjtëte talentuaritvalbona zenelizgjidhja

TË LIDHURA

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania
Aktualitet

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!
Aktualitet

Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!

20:04 | 26/03/2026
Ra nga biçikleta, plagoset turisti polak në Dibër, përfundon te Trauma
Aktualitet

Ra nga biçikleta, plagoset turisti polak në Dibër, përfundon te Trauma

20:03 | 26/03/2026
Next Post
Pas 6 ministrave teknikë jep dorëheqjen dhe zv.ministri i PDIU

Pas 6 ministrave teknikë jep dorëheqjen dhe zv.ministri i PDIU

Juventus sjell në Torino mesfushorin Matuidi

Juventus sjell në Torino mesfushorin Matuidi

Punimet në “Rrugën e Kombit” rrisin koston e koncesionit me 70 mln euro

Punimet në "Rrugën e Kombit" rrisin koston e koncesionit me 70 mln euro







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

by mirseda
22:48 | 26/03/2026
0

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës për përcaktimin e...

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com