Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse shoqëritë lindore, janë më të afta se ato perëndimore? Reagimi ndaj pandemive

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pse shoqëritë lindore, janë më të afta se ato perëndimore? Reagimi ndaj pandemive

Kur në Afrikën Perëndimore shpërtheu epidemia e Ebolës në vitin 2015, dy studiues të Universitetit të Santa Barbaras në Kaliforni, studiuan ksenofobinë që gjeneroi kjo sëmundje tek njerëzit që kishin thuajse zero shanse të infektoheshin prej saj.

Hejung S. Kim dhe Devid K.Sherman, profesorë në Departamentin e Shkencave Psikologjike dhe të Trurit, zbuluan se sa më shumë njerëz ndjeheshin të prekshëm nga Ebola aq më ksenofobikë bëheshin ata. Dhe jo vetëm që mbështesin politikat kufizuese, siç janë ndalimet e udhëtimit, por edhe paragjykimet në rritje drejt anëtarëve të grupit.

Por, shkalla e tyre e reagimi ksenofobik ndaj kërcënimit të perceptuara të Ebolës, ndikohej drejtpërsëdrejti nga ajo sesa individualistë apo kolektivistë ishin. Me pak fjalë, një person që është individualist, ka më shumë të ngjarë të ketë reaksione më të forta ksenofobike kur ai ose ajo ndjehet shumë i prekshëm ndaj një patogjeni si Ebola, sesa dikush që është kolektivist, ose më i orientuar drejt qëllimeve të grupit.

Pandemia e koronaviruskit, tërhoqi natyrshëm interesin e Kim dhe Sherman. Duket se vendet që janë përgjithësisht kolektiviste ose individualiste, kanë prirje të kenë përgjigje të ndryshme ndaj shpërthimeve të sëmundjeve. “Koordinimi social, është një mënyrë e efektshme për ta përballuar një pandemi”- thotë Sherman.

Ai shton se ne po e shohim këtë në përgjigjen e Kinës, Koresë, Tajvan dhe Singaporit, ku  koordinimi i madh social, mundësohet në të qënit e këtyre shoqërive të karakterizuara nga një kulturë kolektiviste. “Dhe kjo ishte ajo na bëri përshtypje”- theksoi Sherman.

Kina, Koreja e Jugut, Tajvani dhe Singapori janë shoqëri kolektiviste, vunë në dukje studiuesit. Dhe një nga variablat që ata studiuan pas shpërthimit të epidemisë së Ebolës, ishte ajo që ata e quajnë “efikasitet i mbrojtjes”, ndjenja se dikush mund të mbrohet nga virusi.

Ajo që ata zbuluan, ishte se kolektivizmi dukej se shoqërohej me një sens të shkëlqyer të efikasitetit të mbrojtjes. “Kur matim efikasitetin e mbrojtjes, e bëjmë atë në 3 nivele. Njëra është ndjenja personale e efikasitetit, dhe tjetra ajo komunitare, pra sa ndjehen ata si një komunitet që mund ta mbrojë veten e vet. Niveli i tretë ishte ndjesia sa ndjeheni si një vend që mund ta mbrojë veten e tij”- thotë Kim.

Ajo thekson se njerëzit kolektivistë sidomo përballë një rreziku të perceptuar, kanë prirjen të kenë një sens më të lartë të efikasitetit. “Kjo do të thotë që grupi im do të bëjë diçka për të më mbrojtur mua ose komunitetin tim. Dhe këto procese mbrojtëse, janë të koordinuara”- thekson ajo.

Epidemia e Ebolës dhe pandemia e COVID-19, janë qartazi dukuri të ndryshme. Ebola ishte një kërcënim që përgjithësisht ekzistonte në një kontinent tjetër, ndërsa koronavirusi tashmë ka izoluar pjesën më të madhe të botës. Një reagim i përbashkët në të dyja është ksenofobia, thanë studiuesit.

“Koronavirus është këtu, dhe me gjasë më shumë njerëz janë infektuar nga sa e tregojnë statistikat aktuale. Ne thjesht nuk e dimë këtë, për shkak të mungesës së duhur të testimeve”- tha Sherman. “Dhe nëse koronavirusi është tashmë brenda komunitetit tonë, distancimi social ka kuptim, por ksenofobia jo”- thotë Kim.

Sherman vuri në dukje se kur Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se koronavirusi ishte pandemi, zyrtarët e OBSH cituan dy vende që po reagonin mirë ndaj krizës:Kina dhe Koreja e Jugut. Këto shoqëri kolektiviste, së bashku me shoqëritë e tjera kolektiviste, si Tajvani dhe Singapori, mund të shërbejnë sipas tij si modele se si duhe të ragojë edhe SHBA-ja, pavarësisht sa të ndryshme mund të jenë si shoqëri.

“Të jesh individualist, do të thotë që njerëzit janë herë pas here të izoluar në aspektin shoqëror dhe psikologjik. Është interesant fakti që ne në SHBA përdorim termin ‘distancim socila.

Në Tajvan, njerëzit e quajnë të njëjtën sjellje ‘distancim fizik”- shton Kim.

Ndërsa përfitimet praktike të sjelljeve të tilla janë të qarta, tanimë është koha t’i kujtojmë vetes se thjesht jemi distancuar fizikisht, dhe se më shumë se kurrë duhet të afrohemi në aspekti social si një komunitet.

TIRANA TODAY

Tags: Epidemia e Ebolëskoronaviruspandemia e COVID-19

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
Shqipëria në izolim, Rama: Mos mbingarkoni 127, merrni këtë numër

Shqipëria në izolim, Rama: Mos mbingarkoni 127, merrni këtë numër

Policia del me njoftimin e rëndësishëm për izolimin e vendit. Ja çfarë do ndodhë pas orës 13:00

Policia del me njoftimin e rëndësishëm për izolimin e vendit. Ja çfarë do ndodhë pas orës 13:00

6 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

6 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com