Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse SHBA-ja po e eklipson BE-në në Ballkan

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Pse SHBA-ja po e eklipson BE-në në Ballkan

Nga: Georgi Gotev “Euractiv”

Është diçka shumë e rrallë, të dëshmosh në vetë të parë një përshpejtim të tillë të historisë. Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani në Ballkanin Perëndimor. Në një kohë shumë të shkurtër, Serbia dhe Kosova ndërmorën hapa të mëdha drejt normalizimit të marrëdhënieve midis tyre.

Më 20 janar, Beogradi dhe Prishtina, ranë dakord të nisin fluturimet e drejtpërdrejta tregtare midis 2 vendeve, pas më shumë se 20 vjetësh. Fluturimet direkte u ndaluan në vitin 1998, kur filloi lufta në Kosovë midis kryengritësve etnikë shqiptarë, dhe forcave serbe të sigurisë.

Serbia e humbi kontrollin mbi provincën e saj të mëparshme pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, fushatë që i dha fund konfliktit etnik, në të cilin u vranë më shumë se 13.000 njerëz, kryesisht shqiptarë të Kosovës.

Pastaj, më 6 shkurt kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, u zotua të heqë tarifat 100 për qind mbi mallrat e importuara nga Serbia, një akt ky që shihet si një pengesë për përpjekjet për normalizimin e raporteve midis dy vendeve, të bëra nga paraardhësi i tij i linjës së ashpër Ramush Haradinaj në tetorin e vitit 2018.

Por ka dhe më shumë sesa kaq. Më 15 shkurt, presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi, njoftuan gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, se do të bashkëpunojnë për nisjen e ndërtimit të lidhjeve hekurudhore dhe rrugore midis kryeqyteteve të dy vendeve, Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa ulja e tyre në të njëjtën dhomë kishte deri më sot shumë e vështirë, ka ndërkohë ka zëra se Uashingtoni dëshiron që mosmarrëveshja Serbi-Kosovë të arrihet, dhe që ajo të nënshkruhet brenda këtij viti. Në të tria këto zhvillime, ekziston një gjë element i përbashkët: ndërmjetësi ishin Shtetet e Bashkuara, të përfaqësuara nga ambasadori hiperaktiv amerikan në Berlin, Riçard Grenëll.

Bashkimi Evropian, kishte provuar disa here, dhe kishte dështuar të zgjidhte krizën e shkaktuar nga tarifa e qeverisë kosovare. Përmes një stili tipik amerikan, zoti Grenell raportohet se i ka thënë Prishtinës zyrtare se Shtetet e Bashkuara do të anulojnë investimet e saj në Kosovë, në rast se nuk do të hiqen tarifat e reja të vendosura kundër Serbisë.

Diplomati amerikan, mund të ketë thënë edhe gjëra të tjera, për këto janë ato që i dimë me siguri. Rifillimi i fluturimeve midis 2 vendeve, u përshëndet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Por nuk pati asnjë të ngjashëm nga Bashkimi Evropian.

E njëjta vlen edhe për përparimet e tjera. Duket se Brukseli është xheloz për suksesin e Uashingtonit në rajonin e Ballkanit. Më 14 shkurt, gazetarët i kërkuan Komisionit Evropian të komentojë sukseset e SHBA-së, pasi në rajon hidhen çdo vit shumë para nga ana e BE-së, pa pasur megjithatë ndonjë rezultat të tillë të dukshëm.

Në kundërpërgjigje, ekzekutivi i BE u hodh në pozita mbrojtëse gjatë 18 minutave që pasuan. Por mbeten pyetjet:Përse SHBA-ja është më e suksesshme se BE në lagjen tonë të afërt? A është për shkak se Grenëll është më i talentuar si diplomat, sesa spanjolli Josep Borrell, apo paraardhësja e tij Federika Mogerini?

Apo kjo gjë ndodh sepse Bashkimi Evropian mbështetet vetëm tek fuqia e butë, ndërsa Shtetet e Bashkuara përdorin edhe metoda të tjera më efektive, siç është shantazhi ndaj politikanëve të korruptuar? Në çdo rast, SHBA-ja është shumë më aktive në Ballkanin Perëndimor kohët e fundit.

Presioni amerikan, mund të ndihet ndërkohë edhe në Maqedoninë e Veriut, dhe madje edhe në Bullgarinë anëtare të BE-së. Tek kjo e fundit, Sekretari i Shtetit Majk Pompeo, përmendi për herë të parë një zyrtar të korruptuar bullgar, një akt që pritet të pasohet nga shumë “përcaktime publike” të ngjashme.

Një nga arsyet e dukshme të aktivizmit të papritur të SHBA-së në Ballkan është Rusia, e cila ka pasur gjithmonë “oreks” për rajonin. Arsyeja tjetër, më pak e dukshme, është Turqia, e cila nuk është më aleatja e besueshme që i duhet Uashingtonit në rajon. Ai ka nevojë për aleatë të besueshëm në Ballkanin e korruptuar, dhe duket se do t’i ketë ata.

TIRANA TODAY

Tags: Riçard Grenëll. vucicSHBA

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
Greqi/ Shqiptarët përleshen me thika me pakistanezët, plagoset njëri prej tyre

Greqi/ Shqiptarët përleshen me thika me pakistanezët, plagoset njëri prej tyre

Vuçiç: Kemi humbur rastin për kompromis me Prishtinën

Vuçiç: Kemi humbur rastin për kompromis me Prishtinën

270 ditë borë, pasuri të mëdha natyrore/ Norilsk, qyteti më i izoluar në Rusi

270 ditë borë, pasuri të mëdha natyrore/ Norilsk, qyteti më i izoluar në Rusi







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com