Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse reformimi i Islamit për ta luftuar ekstremizmin është një ide e keqe

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pse reformimi i Islamit për ta luftuar ekstremizmin është një ide e keqe

Nga: Dr.Georges Fahmi “Chattam House”

Pas një ringjallje të terrorizmit islamik gjatë 5 viteve të fundit, presidenti francez Emanuel Makron ka bërë thirrje për reformën e Islamit në Francë. Ai dëshiron të ndërtojë një “Islam të Iluminizmit”, një projekt që përfshin trajnimin e imamëve, dhe që ndërthur njohuritë rreth Islamit me vlerat e Iluminizmit, si dhe mësim të zgjeruar mbi mendimtarët progresistë myslimanë si Averroe dhe Ibn Khaldun në shekujt XII dhe XIV.

Plani i qeverisë franceze, përkon gjithashtu me thirrjet për reformim të traditës islamike në shoqëritë myslimane si për shembull në Egjipt dhe Arabinë Saudite. Në mbështetje të këtyre thirrjeve, përdoret argumenti sipas të cilit reformimi i Islamit është i nevojshëm për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Por problematike në këtë rast, është se ideja e reformimit të Islamit jo vetëm që humbet pikë ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe vetë natyrën multivokale të Islamit, por është kundër-produktive për këtë qëllim.

Së pari, ideja e reformës bazohet në 2 supozime të pasakta në lidhje me radikalizmin. I pari është supozimi se idetë e frymëzuara nga feja, janë shkaku kryesor i ekstremizmit të dhunshëm. Në Francë, ashtu në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, studimet empirike kanë treguar se idetë fetare, luajnë një rol vetëm dytësor në nxitjen e ekstremizmit të dhunshëm, dhe se të rinjtë që u bashkohen grupeve të tilla, kanë ide radikale fetare vetëm pas radikalizimit të mëparshëm, për shkak të kushteve politike dhe shoqërore.

Supozimi i dytë i pasaktë, është ngatërrimi i nxitjes së dhunës me pikëpamjet fetare konservatore, veçanërisht ato të lëvizjes Salafiste. Ndërsa Salafistët kanë një interpretim fetar të Islamit që sfidon shumë vlera liberale, si barazia gjinore dhe të drejtat e pakicave, ata jo domosdoshmërisht e mbështesin përdorimin e dhunës për të çuar përpara pikëpamjet e tyre.

Salafistët janë të ndarë në 3 fraksione kryesore: puristët, politikanët dhe xhihadistët. Vetëm xhihadistët Salafi bëjnë thirrje për përdorimin e armëve për të çuar përpara idetë e tyre fetare. Këto vija ndarëse janë më të dukshme në Egjipt, ku xhihadistët Salafi kanë nisur një luftë kundër regjimit egjiptian, ndërsa Salafistët puristë dhe politikë mbeten mbështetës të qeverisë.

Së dyti, thirrjet për reforma fetare, e keqinterpretojnë Islamin si një doktrinë univokale, të cilën elitat politike mund ta formojnë në përputhje me nevojat dhe tekat e tyre. Por Islami, ashtu si traditat e tjera fetare, është multivokal. Shkrimet e shenjta, islamike ose të tjera, kanë qenë gjithmonë çështje debati dhe interpretimesh konkurruese.

Fusha fetare islamike, karakterizohet nga një larmi idesh dhe strukturash organizative, të cilat e bëjnë të pamundur imponimin e një versioni uniform të Islamit. Përpjekjet nga institucionet shtetërore gjatë 2 shekujve të kaluar për të krijuar versionet e tyre të Islamit, shpesh kanë dështuar.

Pas themelimit të Republikës Turke në vitin 1923, elita laike turke u përpoq t’i jepte fund sferës së larmishme fetare të Turqisë, në favor të një versioni të vetëm të Islamit të mbështetur nga shteti.

Por pavarësisht masave shtetërore, që synuan t’i jepnin fund urdhrave fetarë, këto grupime arritën të gjenin mënyra për të mbijetuar, dhe madje të zhvillonin strukturat e tyre dhe bazat e mbështetjes, pavarësisht nga kufizimet e shtetit.

Dhe deri më sot, komunitetet fetare në të gjithë spektrin, vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe politike të Turqisë, edhe nëse ligjërisht ato janë ende të ndaluara.

Së treti, thirrjet për reforma janë kundër-produktive ndaj përpjekjeve që kërkojnë të zbehin radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Duke u bazuar në ato që thashë më lart, ky “Islam i Iluminizmit” nuk duhet që t’u imponohet myslimanëve në Francë apo diku tjetër si “versioni i saktë i Islamit”.

Nëse autoritetet fetare detyrohen të imponojnë një version të Islamit në komunitetet e tyre të sanksionuar nga shteti, ata rrezikojnë të shihen thjesht si zëdhënës të shtetit, gjë që do të kompromentonte shumë legjitimitetin e tyre, dhe do t’u jepte radikalëve një shans të artë për të fituar më shumë terren dhe për të çuar përpara kauzën e tyre.

Kjo është ajo që ndodhi në Tunizi nën regjimin e Ben Ali, ku kontrolli i madh i shtetit mbi institucionet fetare, bëri që ata ta humbnin legjitimitetin në sytë e ndjekësve të tyre. Në lutjet e para të së Premtes, pasi Ben Ali u largua nga vendi, predikuesit që e lavdëronin atë u penguan nga njerëzit që të hynin në xhami.

Vlerësimet tregojnë se imamët e afro gjysmës së xhamive të vendit, u dëbuan gjatë kësaj periudhe. Njëkohësisht, rreth 400 xhami besohet se kanë qenë nën kontrollin e Salafistëve, dhe 50 prej tyre nën kontrollin e Salafistëve xhihadistë.

Mënjanimi i aktorëve të ligjshëm fetarë, nënkuptonte se kur u shemb regjimi, fusha ishte thuajse e zbrazët. Grupimet radikale fetare e shfrytëzuan atë vakum, për të përhapur idetë e tyre, dhe për të rekrutuar anëtarë të rinj. Reformimi i Islamit – apo i ndonjë traditë tjetër fetare – nuk mund të diktohet nga shteti.

Ai duhet të jetë rezultat i një procesi të gjatë të debatit ideologjik, midis udhëheqësve myslimanë dhe pasuesve të tyre, dhe duhet t’i përgjigjet kontekstit specifik politik dhe socio-ekonomik. Shtetet mund të punojnë drejt diskreditimit të justifikimeve fetare për përdorimin e dhunës, por kjo vetëm me mbështetjen e aktorëve të ligjshëm fetarë, përfshirë edhe ata më konservatorë.

Fokusi i Makron nuk duhet të jetë krijimi i një versioni të ri të Islamit, por më tepër kuptimi se si interpretimet radikale të Islamit, fitojnë më shumë fuqi në mjedise të caktuara dhe në momente të caktuara, dhe më pas të punojnë bashkë me myslimanët me ndikim për të zvogëluar potencialin e interpretimeve radikale.

Burimi i lajmit: https://www.chathamhouse.org/2020/11/why-reforming-islam-fight-violent-extremism-bad-idea

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Georges FahmiislamiSalafistët

TË LIDHURA

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi
Bota

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin
Bota

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025
I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit
Bota

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

18:53 | 11/08/2025
Next Post
Biden: Lufta është me virusin, jo me njëri-tjetrin

Biden: Lufta është me virusin, jo me njëri-tjetrin

“Këtu jemi”/ Paralajmëron Vasili: Do ta shihni si do të goditen pagat e pensionet

Vasili: Ramës nuk i mjaftoi 1 vit për rikuperimin e pasojave të tërmetit

Çmimet e FIFA-s/ Zbulohet favoriti, në listë dhe Ronaldo me Mesin

Çmimet e FIFA-s/ Zbulohet favoriti, në listë dhe Ronaldo me Mesin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com