E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Vasili: Ramës nuk i mjaftoi 1 vit për rikuperimin e pasojave të tërmetit

Teksa sot bëhet 1 vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzon kryeministrin, Edi Rama se kjo periudhë nuk i mjaftoi për të rikuperuar pasojat e shkaktuara.

Sipas tij, Rama këtë vit vodhi duke miratuar dhjetra koncensione PPP në Kuvend, shembi teatrin dhe shkatërroi reformë zgjedhore.

Vasili shprehet se Rama nuk ka kurrë kohë për zgjidhje por vetëm video dhe propagandë.

Postimi i Vasilit në Facebook

Edi Rama nuk ka kohe! Edi Rames nuk i mjaftoi nje vit kohe per rikuperimin e pasojave te termetit.

Edi Rames nuk i doli koha se te gjithe kete vit e perdori per te vjedhur vendçe duke miratuar dhjetra PPP  miliardere ne Kuvendin Monist.

Edi Rames nuk i doli koha sepse e perdori kohen per te shembur Teatrin ne kulmin e pandemise dhe te Gjendjes se Jashtezakonshme per grabitur 250 milione euro.

Edi Rames nuk i doli koha se e perdori per te shkaterruar konsensusin per Reformen  Zgjedhore dhe duke mbyllur cdo mundmesi per çeljen e Negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.

Edi Rames nuk i doli koha se e perdori per te mbyllur qepenat e biznesit te vogel e mesem per te hedhur ne rruge te papune gati 100 mije te rinj me qellimin se ata do te iknin nga vendi per tia falur Shqiperine padroneve te Kuislingut Edi Rama.

Edi Rama s’ka kurre kohe per zgjidhje. Edi Rama ka vetem Video per qytetaret.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...