Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Pse ra Perandoria Romake?

5 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Pse ra Perandoria Romake?

Kur Perandoria Romake ishte në kulmin e vet, ajo shtrihej nga ‘kodrat e shiut’ në Anglinë Veriore deri në shkretëtirat e thata të Arabisë Saudite. Por kur gjërat nisën të marrin tatëpjetën? Pse ra Roma? Përgjigja, nuk është shumë e prerë.

Disa argumentojnë se rrënimi i Romës që ndodhi në vitin 410 Pas Krishtit nga Visigotët, duhet të cilësohet si fundi i perandorisë. Ndërsa të tjerë thonë se vetëm në Mesjetë, përfundoi mandati i perandorisë. Por nëse flasim pak më gjerësisht, varet se për cilën Romë po flasim.

Në vitin 395 Perandoria Romake u nda në dy pjesë, në Perandorinë Romake Perëndimore me kryeqytet Romën dhe atë të Perandorisë Romake të Lindjes, Bizanti, me qendër Konstandinopojën (Stambollin e sotëm).

“Ne priremi t’i mendojmë bizantinët si një popull dhe shtet të ndarë nga romakët, por ata e quanin veten “romani”, dhe e shihnin veten si qytetarë të një qeverie romake”-thotë Kristina Sesa, profesoreshë e asociuar e historisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos, SHBA.

Në mënyrë të pashmangshme fatet e këtyre dy juridiksioneve ndryshuan nga njëra-tjetra. Perandoria Romake Perëndimore u copëtua, ndërsa provinca të ndryshme pësuan kriza ekonomike dhe politike brenda disa dekadave nga ndarja. Perandoria Romake Lindore mbeti ndërkohë relativisht e zhvilluar për disa shekuj.

Perëndimi u shkatërrua për shkak të një humbjeje të madhe dhe të qëndrueshme të kontrollit të centralizuar, nganjëherë për shkak të inkursioneve nga fiset jo-romake, dhe herë pas here të nxitura nga tradhtarët nga brenda perandorisë romake.

Është e vështirë të shënosh momentin e saktë se kur Roma humbi kontrollin mbi një territor të caktuar, pasi ndryshe nga dekolonizimi i perandorive perandorake në shekullin XX-të, në atë kohë ishte e rrallë të bëheshin ose nënshkruheshin dokumente dhe deklarata të pavarësisë.

Megjithatë, pati beteja historike. Midis viteve 460-480 Pas Krishtit, Visigotët, kishin arritur të pushtonin pjesë të konsiderueshme të asaj që tani është sot Franca. Por sërish, rënia e Romës Perëndimore ishte një proces mjaft gradual, në të cilin kolonitë, nuk ishin më realisht nën ndikimin e një perandori në Romë.

Në vend të kësaj, udhëheqësit autonomë lokalë ishin gjithnjë e më të plotfuqishëm. Në kulmin e vet, Perandoria Romake shtrihej në të gjithë kontinentet, por ajo përfundimisht u copëtua dhe u hapi rrugën fuqive rivale.

Në disa raste, këta ishin uzurpatorë romakë, që përdorën puçin për të marrë pushtetin. Në raste të tjera, këto rajone autonome drejtoheshin nga të ashtuquajturit regjime barbare. Por barbarët – si frankët, saksonët dhe vandalët – nuk ishin thjesht sulmues nga vendet e huaja që po shkëputeshin nga një Romë e dobët.

Shumë nga fiset barbare ishin koalicione ushtarësh, që kishin punuar me dhe për Perandoritë Romake për disa breza. “Ata kishin jetuar dhe punuar brenda Perandorisë Romake, në emër të Perandorisë Romake, për dekada në mos shekuj”- tha Sesa.

Kjo u dha barbarëve mundësinë të mësonin taktikat ushtarake dhe ekspertizën romake, të cilat më pas i përdorën kundër perandorisë,duke i shkaktuar romakëve një seri humbjesh ushtarake të rënda.

“Kufiri i perandorisë, nuk ishte një kufi në kuptimin modern të shtetit komb. Ishte thjesht një rajon me ndikim të dobësuar romak, ku njerëzit lëviznin lirshëm”- thotë ajo. Në atë kontekst, kufiri mund të tkurret më lehtësi me kalimin e kohës.

“Pa një shtet qendror, taksat nuk mblidheshin më rregullisht në shumicën e zonave të Perëndimit, gjë që padyshim ndikoi në moralin e ushtrisë”- shpjegon më tej Sesa. Zvogëlimi i të ardhurave nga taksat e bëri gjithnjë e më të vështirë mbledhjen e legjioneve të mjaftueshme për të rimarrë territoret që kishin pushtuar barbarët.

Ndërsa Perandoria Romake në Evropën Perëndimore po shkonte drejt greminës, romakët e lindjes vazhduan të ekzistonin edhe për disa kohë. “Lindja mbeti e konsoliduar dhe e përqendruar rreth qytetit të Kostandinopojës”-thotë Sesa. Sidoqoftë, edhe shkatërrimi i saj erdhi nga një force të jashtme pushtuese.

“Gjatë shekujve VII-VIII, Perandoria Lindore filloi të pësonte një fragmentim të ngjashëm politik. Megjithëse në këtë rast, ne po flasim për ushtri dhe regjime të jashtme; persët, sllavët dhe arabët”-shton ajo. Vetëm në vitin 1453, kur osmanët hynë në Kostandinopojë, mund të themi se Perandoria Romake mori fund vërtetë.

Burimi i lajmit: https://www.livescience.com/why-did-rome-fall.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: mesjetëPerandoria RomakeVisigotët

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!
Kultura

Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!

13:15 | 23/01/2026
Next Post
Protesta e studentëve, reagon ministrja Kushi

Protesta e studentëve, reagon ministrja Kushi

Rikthehen maskat/ Grabitet banesa e ish-kreut të Tatimeve

Rikthehen maskat/ Grabitet banesa e ish-kreut të Tatimeve

Kreshnik Spahiu nxjerr ‘zbuluar’ Metën: Po kërkon dhe 8 vite të tjera pushtet

Kreshnik Spahiu nxjerr 'zbuluar' Metën: Po kërkon dhe 8 vite të tjera pushtet







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com