E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Protesta e studentëve, reagon ministrja Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e konsideron si një sakrificë të të gjithëve përpjekjet për mësimin online, ndonëse studentët janë shprehur kundër këtij vendimi. Vendimin e Komitetit Teknik e cilëson si aspak të lehtë, duke thënë se mësimi online nuk duhet të shihet si pengesë, por si një mënyrë për të përballuar sfida të tjera. Sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.

”Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, sfidues si asnjë vit tjetër më parë. Për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin. Dhe nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta.

Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo. Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.

Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19″, theksoi Kushi.

Ministrja më tej shtoi se “vendimi i Komitetit të Ekspertëve, nuk është aspak i lehtë. Prandaj si Ministre e Arsimit, dua forcë dhe fleksibilitet. Është shumë e vështirë të menaxhojmë situatën, duke ndjekur dhe metodat specifike”.

Ajo risolli në fokus rregullat e pandemisë, ndërsa shtoi se së bashku do i kapërcejnë sfidat.

“Jam informuar se janë marrë të gjitha masat për nisje dhe vazhdim të mbarë të vitit akademik. Vështirësitë s’mund të ndalin të vijojmë me paktin për universitetin, si prioriteti për shërbime më të mira ndaj studentëve. Pa u zgjatur më shumë, dua t’ju kujtoj se për asnjë moment mos neglizhojmë rregullat. Me shpresë në momentin më të parë t’i kthehemi normalitetit, jo vetëm në universitete, por në jetë. E di që së bashku do bëjmë më të mirën, do kapërcejmë sfidat, do ia dalim”, theksoi Kushi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe...