Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse, pse të gjitha këto të këqija janë bërë e po bëhen në Shqipëri e Kosovë?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse, pse të gjitha këto të këqija janë bërë e po bëhen në Shqipëri e Kosovë?

Nga: Rexhep Qosja

Kjo vepër i kushtohet pakënaqësisë, mund të thuhet, madje, dëshpërimit që ka populli shqiptar sot ndaj politikës së brendshme të oligarkisë politike të Shqipërisë dhe të Kosovës, e cila të këqijat e shumta dhe dështimet e rënda po përpiqet t’i fshehë pas politikës së jashtme.

Pse mund të thuhet kështu? Në politikën shqiptare të fundit të shekullit njëzet dhe të fillimit të shekullit njëzet e një, përpos një numri të vogël individësh, do të gjenden shumë mendje të ngushta me pak a aspak kulturë politike, me pak a aspak mendje historike, me pak a aspak dije për organizim shtetëror, me pak a aspak qartëpamje për sfidat e së ardhmes, kurse disa prej tyre edhe me jetëshkrime politike pothuaj të komprometuara për gjendjen, qëllimet dhe vlerat e kohës së re.

Liria me të cilën na ndriçoi fillimshekulli premtues, prej pushtetarëve të ndryshëm do të kuptohet në mënyra shumë të ndryshme, duke e dëshmuar atë mençurinë e të urtëve evropianë se lirinë më lehtë e fitojmë se ç’dimë ta përdorim. Në këtë fillimshekulli për shumëçka nuk kemi menduar kur do të duhej të kishim menduar, prandaj shumëçka nuk do të dimë, që do të duhej tashmë ta dinim.

Nuk kemi menduar se, siç e kanë thënë të tjerë para meje, liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujt për të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prej dikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra!

Dhe për shumëçka tjetër. Nuk kemi ditur se demokracia, sidomos ajo e shtetit që nuk është bërë ende shtet i së drejtës, por i shtetit që është ende shtet i pushtetarëve, që shtetin e shikojnë pafytyrshëm si shtëpinë e tyre private, demokracia bëhet e pafuqishme ndaj shumë të këqijave.

Nuk kemi ditur dhe, natyrisht, nuk kemi pritur se tribunat e quajtura demokratike do të mund të jenë të pushtuara jo vetëm për diskutime të kulturuara, të argumentuara, me të cilat paraqiten dhe mbrohen e drejta dhe e vërteta, por edhe për ulërima parahistorike të disa prijësve partiakë, të cilët për të mirën e përgjithshme mendojnë sa për borën e parvjetme!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se sovrani – populli shqiptar nuk do të mund të bëjë asgjë, bash asgjë, për të penguar primitivizmin, arrogancën, pangopësinë, korrupsionin, nepotizmin e klasës politike dhe plaçkitjen e vjedhjen e pasurisë kombëtare nga ana e saj! Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se partitë politike në vend se forca politike, që mendojnë se si dhe se sa do ta ndryshojnë për të mirë shoqërinë, do të bëhen firma që mendojnë se sa do të pasurohen vetë dhe se sa do të pasurohen udhëheqjet e tyre!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se klasa e mesme, pa mendjen e së cilës asnjë shoqëri dhe asnjë shtet nuk mund të gjejë as gjedhen e duhur të qeverisjes së sotme, as të ardhmërisë vërtet premtuese, do të jetë kaq e shpërfillur, madje, kaq e mosduruar prej klasës politike, prej klasës politike të pajisur pamoralshëm me magjistratura e me doktorata në sajë të mjerimit shpirtëror të pjesës së korruptuar materialisht dhe moralisht të kësaj shtrese të mesme!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se pushtetarë të rendit të parë pushtetar do të shfrytëzojnë korrupsionin e nepotizmin për interesa të ndryshme vetjake, do të zhvasin pasuritë kombëtare, do të bëjnë uzurpime të ndryshme, do të shfrytëzojnë konfliktin e interesit e, megjithatë, do të mbesin të pandëshkuar e të pandëshkueshëm si cezarët në Perandorinë Romake e despotët në despotitë orientale!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se edhe mbas turpit me të cilin e kishin shënuar përgjithmonë veten Esat Toptani dhe Ahmet Zogolli duke i falur tokë kombëtare e sovranitet kombëtar pushtuesit serb dhe malazez, do të kemi aq pushtetarë, dhe aq çerekintelektualë, dhe aq çerekakademikë, që pa aspak brejtje të ndërgjegjes do t’i falin Greqisë tokë e dete të Shqipërisë e do t’i falin Malit të Zi tokë të Kosovës, duke cenuar kështu jo vetëm pasuritë natyrore po edhe sigurinë e tyre!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se oligarkia politike e Kosovës do t’i shpallë të vjetruara pas tre vjetësh krimet ekonomike dhe krimet e bëra me konflikt të interesit dhe do t’i shpallë ashtu, të vjetruara, për të shpëtuar vetë, me trabantët e vetë, prej ndëshkimeve prej të cilave ligjet e demokracisë kurrë s’do t’i lenin të shpëtojnë.

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se Njëmendësia jonë do të jetë e shënuar, o sa dëshpërueshëm: prej përmbysjes intelektuale, prej mjerimit ekonomik dhe prej rënies morale, që do t’i nxisin shqiptarët më masivisht se kurrë në historinë e tyre që të kërkojnë shpëtim në Botë!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur që ish të burgosurit politikë, aq vetëflijues dikur, do të heshtin siç po heshtin, kryevarur, do të bëhen të shurdhër siç po bëhen, kryevarur, ndaj ë këqijave të shumta, të gjithfarëllojshme, ndaj padrejtësive, ndaj shpifjeve, gënjeshtrave, mashtrimeve, korrupsionit, nepotizmit, krimeve të ndryshme politike dhe materiale të oligarkisë së sotme politike të Kosovës!

Kanë harruar të thonë çka është tepër e rëndësishme të thuhet sot: Mjaft më! Por…? Por…? Por…?

Por tani po shihet se larg më të shumta se ato shpresat që kemi ditur dhe se ato shpresat që kemi pritur janë ato të këqijat për të cilat as nuk kemi ditur as nuk kemi pritur se do të na dalin, se do të shumohen siç janë shumuar në këtë Njëmendësinë tonë! Pse, megjithatë, të gjitha këto të papritura, të gjitha këto të këqija janë bërë e po bëhen, kanë ndodhur e po ndodhin në Kosovë dhe në Shqipëri? Pse? Pse? Pse? Pse? – do të provoj të tregojë në krerët vijues të librit.

*Fragmente nga parathenia e librit “Pushteti i korruptuar – protagonistet dhe viktimat”, 2016

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
‘Çmenden’ serbët/ Google Maps i vendos stadiumit në Serbi emrin Skënderbeu

'Çmenden' serbët/ Google Maps i vendos stadiumit në Serbi emrin Skënderbeu

Koronavirusi troket te Mançester Siti, dy titullarët rezultojnë pozitiv

Koronavirusi troket te Mançester Siti, dy titullarët rezultojnë pozitiv

Shqiptarët konsumuan 252 mln euro më pak në 9-mujorin 2020

Shqiptarët konsumuan 252 mln euro më pak në 9-mujorin 2020

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt
Sport

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

by mirseda
22:30 | 24/06/2025
0

Neymar është në prag të nënshkrimit të rinovimit të kontratës me Santos. Sipas TyC Sports, marrëveshja aktuale...

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025
I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

21:49 | 24/06/2025
Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

21:11 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com